0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Nga mrekullitë e sinqeritetit dhe fshehjes së punëve të mira nga njerëzit

Më të lexuarat

Museleme b. AbdulMelik ishte në krye të ushtrisë myslimane të cilët kishin rrethuar një kështjellë gjigande romake. Por, kjo kështjellë ishte shumë e vështirë për t’u marrë nga ana e myslimanëve prej mureve të saj shumë të larta dhe prej dritareve të saj të mbyllura. Kjo gjë ishte në ndihmë të romakëve, të cilët e godisnin ushtrinë myslimane që nga lart duke ua u shtuar lodhjen dhe humbjen.
Një natë, njëri prej ushtarëve mysliman çohet të vërë në zbatim një ide brilante, fshihet i vetëm derisa arrin te porta e kështjellës dhe filloi të gërmojë e të gërmojë derisa hapi një të çarë dhe u kthye pa i treguar askujt për këtë.
Të nesërmen, myslimanët filluan ndeshjen si zakonisht, ky trim hyn nga e çara, hap derën dhe myslimanët dynden brenda në kala duke kaluar edhe muret e lartë të saj. Në një kohë shumë të shkurtër, romakët dëgjojnë tekbiret e myslimanëve mbi mure dhe brenda kalasë së tyre, duke shënuar kështu fitoren për myslimanët. Pas luftës, komandanti Museleme b. AbdulMelik, grumbulloi ushtrinë.
Dhe thirri me zë të lartë: (Kush e hapi të çarën në derën e kalasë, të dalë dhe t’a shpërblejmë!) Por, askush nuk del.
E përsëriti edhe një herë tjetër:
(Kush e bëri të çarën, le të dalë!) Por, askush nuk del.
Ditën e tretë, doli para ushtrisë dhe thotë:
(Jam betuar se, ai që hapi të çarën të më vijë në çfarëdo kohe të dojë gjatë ditës apo natës.)

Pasi ra nata dhe komandanti po qëndronte në çadrën e tij, hyri tek ai një njeri i mbështjellë, i thotë Museleme: Mos je ti ai që hapi të çarën?
Burri i thotë: I zoti i të çarës dëshiron që ta plotësojë betimin e prijësit të tij por me tre kushte që të plotësojë kërkesën.

Thotë Museleme: Cilat janë ato?
Burri i thotë:
1- Mos të pyesësh për emrin e tij.
2- Të mos e zbulojë fytyrën.
3- Dhe mos ta urdhërosh të marrë shpërblim.
Museleme i thotë: Në rregull!

Në atë moment burri thotë: (Unë jam hapësi i të çarës) Pastaj, u kthye me shpejtësi dhe u zhduk mes çadrave të ushtrisë.
Museleme u çua dhe sytë iu mbushën me lot dhe thotë:
(Ka prej besimtarëve, burra, të cilët e mbajtën me të vërtetë besën me Allahun, (dolën në xhihad, në luftën për Çështjen e Allahut dhe nuk ia kthyen shpinën armikut mosbesimtar) prej tyre disa e plotësuan detyrimin (ranë martirë) dhe disa po presin akoma, por ata nuk e kanë ndryshuar aspak vendosmërinë (në besën e dhënë Allahut). Suretu elEhzab:23
Pas kësaj ngjarjeje, Museleme lutej në sexhden e tij: ( O Allah, më tubo me të zotin e të çarës!)
Ujun elEkhbar – Ibn Kutejbeh (741)
Nëse puna jote nuk është vetëm për Allahun, atëherë çdo ndërtesë që ngrite do të shkatërrohet.
Mbani mes jush dhe Allahut një vend të fshehtë për një punë të mirë, t’ju ketë dobi atë ditë ku nuk kanë dobi as pasuria e as fëmija.

Përkthim: Amina Ndreu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit