8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Aliu: Marrëveshja Kosovë-Türkiye do të rezultojë me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve

Më të lexuarat

“Tanimë kemi rritur numrin e fluturimeve nga 28 fluturime në javë, në 42 sosh, e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë”, tha ministri Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu tha se Memorandumi i Mirëkuptimit në Aviacionin Civil për të rritur frekuencat e fluturimeve i nënshkruar me ministrin Mevlüt Çavuşoğlu do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të transportit ajror të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Aliu nëpërmjet rrjeteve sociale duke folur rreth kësaj marrëveshjeje midis Kosovës dhe Türkiye-s tha se tashmë përmes saj do të rritet numri i fluturimeve për 14 fluturime më shumë brenda javës.

“Përmes kësaj marrëveshje tanimë kemi rritur numrin e fluturimeve nga 28 fluturime në javë, në 42 sosh, e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë”, theksoi Aliu.

Ai shtoi se kjo marrëveshje i kontribuon zhvillimit të mëtejshëm të transportit ajror në përgjithësi, përkitazi zhvillimit të vëllimit të trafikut ajror në mes të dy Republikave.

Më herët, marrëveshjen e nënshkruar midis Aliut dhe Çavuşoğlut në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë e lavdëroi edhe ministrja Gërvalla-Schwarz.

Ministri Çavuşoğlu i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë është takuar me krerë të lartë shtetërorë ndërsa pritet të vizitojë edhe komunitetin turk në Prizren.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit