Merren me bidate dhe i braktisin farzet!
Shejh AbduRrezak elBedër, Allahu e ruajttë, thotë:
“Nga gjërat e çuditshme të disave nga umeti i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është:
Namazi është obligim ndaj tyre ditën dhe natën, pesë herë dhe ata nuk i kushtojnë vëmendje dhe as nuk e praktikojnë atë! Kurse, festimi i natës se Is’rasë dhe Mi’raxhit, e cila nuk është legjitime në esencë, as e urdhëruar dhe as nuk ka argument për të, nuk iu ik asnjëherë!!
Ajo që është e detyrueshme, farz, nuk i kushtohet vëmendje! Çështja e shpikur (bidati), nuk iu ik dhe nuk braktiset! Kjo është prej koncepteve të keqkuptuara dhe mosdije.
Namazi i cili është farz, ne jemi ata që më së shumti përfitojmë nga Is’raja dhe Mi’raxhi, se namazi është obligim dhe duhet falur atë, si dhe kjo është çështja më e rëndësishme e fesë.
Pastaj, vinë disa njerëz dhe nuk e falin namazin farz! Madje, disa prej tyre në natën e festimit të saj, festojnë deri në sabah dhe flenë në kohën e namazit të sabahut!
Farzi nuk falet, kurse çështja e shpikur veprohet me përpikmëri, nuk anashkalohet dhe nuk iu ikë!
A kjo është pasim (i sunetit)?! A kjo është shenjë e sinqeritetit të dashurisë ndaj Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem?!
Për këtë arsye, shumë prej njerëzve kanë nevojë ta rishikojnë metodën e tyre gjatë studimit të jetëshkrimit profetik dhe metodën e përfitimit nga udhëzimi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!”
| Sher’h Thelathetul-Usul, Mesimi 15 |
Përktheu: B. Gj.