Nga anët pozitive të kësaj lufte është se po çjerr shumë maska. Ajo po demaskon burokracinë dhe racizmin perëndimor. Ajo po vë në dyshim “vlerat” e pretenduara të Perëndimit.
Ajo po i gris edhe maskat e ziliqarëve të shumtë, të cilët nuk kanë rreshtur së akuzuari muslimanët me sajesa dhe akuza të paqena, në të cilat po bien vetë sot.
Ç’është më e rëndësishme, ajo po zbulon fytyrën e vërtetë të shtiracakëve bashkë me zemrat e tyre. Ajo është vetëm vërtetim i fjalës së zotit: (Ju lajkatojnë me gojë ndërkohë që zemrat e tyre refuzojnë e më të shumtët e tyre janë të ligj) Surja e Teubes, ajeti 8.
Florian Leli