1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Newspeak i fashizmit facebookian

Më të lexuarat

Sapo dola nga bllokada e tretë me radhë e profilit tem n’fb. Secilën herë arsyetimi i cenzuruesve ishte ma kot se tjetri. Herën e parë pa paralajmërim më bllokuan për denoncimin publik shumë civil të një komenti fashist lidhur me masakrën në Zelandën e Re. Herën e dytë për një koment edhe më të hershëm (sic!) dhe me paralajmërim që të mos përsëritet, por -çfarë talljeje- milicia facebookiane vazhdoi të rrëmojë në historinë e postimeve të mia në vitet e kaluara dhe e zbuloi një vend ku kisha përmendë fjalën (pe shkruaj ndryshe) “pədər” për homoseksualët meshkuj. Në të njejtin postim isha shërby me fjalën “lezbike” për homoseksualet femra por kjo si duket s’osht problem. Me i shmangë keqkuptimet eventuale po thom se në qarkun tim shoqnor kam më shumë pjesëtarë të këtij komuniteti se shumica e juve që e lexoni këtë postim dhe nuk kam ndonjë problem me ta pos kur osht fjala për fushata promovuese. Por ky osht diskutim tjetër.

Problemi qëndron tek imponimi arbitrar i fjalorit në hapsinën publike, duke ndalu fjalë, duke shpikë fjalë të reja për koncepte të njohuna si dhe duke ua ndryshu kuptimin fjalëve. Kjo praktikë ndërhynë në strukturën e mendimit. Nuk mund të formulohet mendimi nëse na ngatërrohen nocionet dhe konceptet. E pikërisht këtë gjendje të defektit mendor po na sjellë me sforcim milicia fashiste fejsbukiane.

Aspekti tjetër i dhunës osht selektiviteti dhe diskriminimi. Kushdo që ka qenë i vëmendshëm ka mujtë me e hetu selektivitetin e padrejtë të ndëshkimeve për të.

Imagjinojeni nëse na imponohet ta përdorim fjalën “i hareshëm” apo “i gëzuem” për personat mashkuj me orientim seksual ndaj të njejtës gjini, siç ka ndodhë me fjalën “gay” n’anglisht. “Jom i gzuem”, “kemi atmosferë hareje” kishin me nënkuptu prirje homoseksuale apo inuendo të tillë. Shembull tjetër osht shndrrimi i fjalëve “nacionalist/nacionalizëm” në diçka të ndytë, duke e zavendsu fjalën “shoven/shovenizëm” për t’njejtin konotacion. Atashimi i kuptimeve të reja mbi fjalët, krejt pa lidhje, dhe gjykimi poaq palidhje në peshoren e korrektësisë politike, e mëpastaj kanonizimi ligjor i noviteteve na shpie tek ajo që quhet “e folmja e detyruar” apo “compelled speech”. Kjo osht dhunë mbi mendjen njerëzore.

Gjithashtu, teprimi në korrektësinë politike e pengon ligjërimin normal. Për ta kërku dhe për ta thonë të vërtetën duhet lejuar rrezikimin për të qenë ngapak ofendues. Dhe jam i sigurtë që njihni dhjetëra njerëz që janë vërtetë ofendues e me të cilët aktiviteti im në fb as që mund të krahasohet, por ja që unë jam shënjestra e milicisë fejsbukiane, jo ata.

Qyshdokoftë, qasja e jeme mbetet e njejta: do t’përpiqem ta shfrytëzoj këtë lamshin socio-virtual sa të mundem. Shpresoj se platformat tjera do ta eklipsojnë këtë monstrumin tiranik e fashist të quejtun facebook.

Ju kërkoj falje të gjithë juve që nuk munda të ju përgjigjem në pyetje, të ju uroj për martesa, fejesa, lindje, ditëlindje e diploma dhe juve tjerëve që s’munda të ju shpreh ngushëllime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit