2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Netanyahu kërcënon palestinezët

Më të lexuarat

KUDS (AA) – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërcënuar palestinezët në Gaza me shënjestrim të drejtpërdrejt nëse ata përpiqen ta dëmtojnë shtetin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kemi një parim të hapur dhe të qartë të cilin e përsërisim gjithnjë, e ai është parimi ‘dëmtoje me herët atë që dëshiron të të dëmtojë’. Nuk do të lejojmë askënd të na dëmtojë në Rripin e Gazës, por ne do t’i dëmtojmë ata”, ka thënë Netanyahu sipas një deklarate nga zyra e tij.

Ndryshe, avionët luftarakë izraelitë dje ndërmorën sulm ajror ndaj një objektive palestineze ne veri të Gazës. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, theksoi se kanë goditur një objektivë të Hamasit pasi, siç tha ai, “një grup palestinez hyri në një zonë të afërt të rripit kufitar dhe vendosi mjete shpërthyese”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit