19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ushtria izraelite vret një 15 vjeçar palestinez në Nablus

Më të lexuarat

NABLUS (AA) – Ushtria izraelite vrau një të mitur palestinez gjatë trazirave të sotme në Nablus të Bregut Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i komunës Tal të qarkut Nablus për AA ka thënë se ushtarët izraelitë u futën në qendër të qytetit dhe ndaluan largimin e fëmijëve nga shkollat lokale.

I njëjti burim thotë se kjo ka shkaktuar grindje mes popullatës lokale dhe ushtarëve izraelitë.

“Ushtarët izraelitë plagosën rëndë 15-vjeçarin Bassel al-Hindi, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital”, tha Zidan.

Nablusi është një nga qytetet më të mëdha palestineze ndërsa në afërsi të tij, Izraeli ka ndërtuar 39 vendbanime të paligjshme me rreth 40 mijë kolonë hebrenj.

Forcat izraelite shpesh ndërhyjnë dhe bastisin vendbanimet palestineze, të cilat në të shumtën e rasteve hasin në rezistencën e popullatës lokale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit