3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

NESËR TESTI I MATURËS, DYFISHOHEN PYETJET

Më të lexuarat

Drejtues të Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës kanë bërë të ditur se rreth 35 mijë maturantë të rregullt dhe ata që kanë dështuar vitin e kaluar, më 9 dhe 23 qershor do të sprovojnë dijen në testin provues, i cili, për dallim nga viti i kaluar,  këtë vit do t’i ketë 200 pyetje, nga të cilat 60 nga lëndët e përgjithshme mësimore dhe 40 nga lëndët e zgjedhura.

Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa të premten gjatë një konference për media ka bërë të ditur se, KQSHM, tashmë ka bëtë të gjitha  përgatitjet e nevojshme që  nesër më 9 qershor të jetë gati gjithçka, për mbajtjen e testit të maturës.

Ai konsideron se ndryshimet të cilat janë bërë në procedurat e  testit të maturës, do të jenë në favor të maturantëve, në mënyrë që ata të paraqesin më lehtë njohurit e tyre, të cilat i kanë marr në shkollimin e mesëm të ulët.

Mustafa, ka thënë se nesër do të jenë të të angazhuar, siç u shpreh ai, një armatë  njerëzish, të cilët do të administrojnë provimit e maturës, në mënyrë që ky test të rrjedhë sa më mirë.

Sipas tij, në 7 njësi akademike të UP-së, maturantët do të mund të regjistrohen vetëm përmes maturës shtetërore.

Sipas Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, në testin e maturës, që pritet të filloj nesër më 9 qershor duke nisur nga ora 10:00 do të jenë të angazhuar 900 komisione, 2 mijë e 600 administrues të cilët drejtpërdrejtë do të merren me administrimin dhe së paku 300 monitorues nga UP-ja.

Në konferencë u  tha se, përkundër faktit se i është dërguar ftesë edhe OJQ-ve, asnjëra nga to nuk ka shprehur gatishmërinë që të jetë pjesë  e monitorimit të procesit.

Sipas, parashikimeve të KQSHM-së, publikimi i rezultatit të testit, pritet që të bëhet më 30 qershor.

Përndryshe, ky është viti i pestë që MASHT organizon maturën shtetërore, mbështetur në Ligjin për Provimin Përfundimtar dhe Provimin e Maturës Shtetërore./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit