10.4 C
Pristina
Monday, October 25, 2021

KINA HEDH POSHTË KËRKESËN E ANNAN PËR RRITJEN E PRESIONIT KUNDËR DAMASKUT

Më të lexuarat

Kina refuzoi sot të pranonte kërkesën e Kofi Annan për të ushtruar më shumë presion kundër qeverisë siriane.

I dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Kofi Annan i kërkoi dje Këshillit të Sigurimit të OKB-së më shumë presion kundër qeverisë siriane, që ajo të respektojë planin e paqes duke iu trembur faktit se mos kriza bëhet e pakontrollueshme.

”Qeveria siriane, ashtu si opozita duhet të respektojnë angazhimet e tyre për armëpushimin dhe ndërprerjen e dhunës”, theksoi Liu Weimin, zëdhënës i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.

Pekini, aleat i Damaskut, dënoi ashpër masakrën e kryer në Al-Koubeir në provincën Hama, ku si pasojë humbën jetën dhjetëra persona. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit