Nesër më 24 mars në ora 11:00, do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë eçështjes ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.
Kujtojmë se seanca e fundit për çështjen e Thaçit dhe të tjerëve ishte mbajtur më 16 shkurt.