10.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Koreja e Veriut lanson raketa me rreze të shkurtër veprimi në sfidë ndaj administratës Biden

Më të lexuarat

Koreja e Veriut lansoi raketa të shumta me rreze të shkurtër veprimi fundjavën e kaluar, pasi denoncoi Washingtonin për vazhdimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.

Sipas The Washington Post, përcjell Telegrafi, testet e raketave, të cilat nuk janë raportuar më parë, përfaqësojnë sfidën e parë të drejtpërdrejtë të udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un ndaj presidentit amerikan Joe Biden, ndihmësit e të cilit nuk kanë përshkruar ende qasjen e tyre ndaj kërcënimit bërthamor të regjimit mes një rishikimi të vazhdueshëm të politikës SHBA-Kore e Veriut.

Për javë të tëra, zyrtarët e mbrojtjes amerikane paralajmëruan se inteligjenca tregonte se Koreja e Veriut mund të kryente prova raketore.

Regjimi ngriti ankesat e tij në lidhje me ushtrimet ushtarake amerikane javën e kaluar kur motra e Kim Jong-un, Kim Yo-jong, lëshoi një paralajmërim drejtuar administratës së Biden.

“Nëse dëshironi të flini mirë për katër vitet e ardhshme, do të ishte më mirë të mos bëni gjëra që nga fillimi që do t’ju bëjnë të prishni gjumin”, citohet të ketë thënë ajo.

Testet vendosin presion të ri mbi Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar një strategji për të adresuar një kërcënim bërthamor që ia ka ndërlikuar punën administratave të njëpasnjëshme për dekada me radhë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit