Prishtinë, më 16 qershor 2023
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se të gjitha përgatitjet për nisjen e besimtarëve nga Kosova për në vendet e shenjta, për ta kryer haxhin, kanë përfunduar.
Drejtoria e Haxhit dhe Umres në Kryesinë e BIK-ut ka konfirmuar se tashmë aeroplani që do t’i bartë besimtarët tanë ka arritur në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” dhe sipas orarit, nëser më 17 qershor, në orën 06.00, do të niset aeroplani i parë me besimtarët tanë.