15.7 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Reisul Ulemaja përcolli urime për Mbretin Çarlls III

Më të lexuarat

Reisul Ulemaja prcolli urime për Mbretin Çarlls III

Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të mërkurën më 14.06.2023 mori pjesë në manifestimin e organizuar për nder të ditëlindjes së Ekselencës së tij, Mbretit Çarlls III, që u organizua nga Ambasadori i Ekselencës së tij, Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar z. Matju Lavson dhe znj. Enrika Vida, në Muzeun e Arteve Moderne në Shkup.
Me këtë rast Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emrin e tij personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame, përcolli urimet e përzemërta për ditëlindjen e Mbretit Çarlls III dhe dëshirat e sinqerta për jetëgjatësinë e Mbretit.
Nga ana e tij, Ambasadori Matju Lavson falënderoi Kryetarin e BFI dhe falënderoi për prezencën e tij në këtë manifestim, në të cilin ishin ftuar të gjithë përfaqësuesit e jetës politike, shoqërore dhe kulturore në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit