0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nëse Pejgamberi nuk është hakmarrë kundër asnjërit që e ka kërcënuar, çdo veprim tjetër nuk është i ligjshëm e as i urtë fetarisht.

Më të lexuarat

Nëse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nuk është hakmarrë kundër asnjërit që e ka kërcënuar për jetë, e të mos flasim për orvatjet tjera për ofendim të tij, atëherë ky duhet të jetë veprimi ynë kundër çdo orvatje për ofendim ose nënçmim të figurës së lartë të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Andaj çdo veprim tjetër nuk është i ligjshëm e as i urtë fetarisht.
Duhet të jemi kundër përdhosjes së shenjtërive të muslimanëve edhe kundër çdo akti me të cilin merret në dorë të individëve të panjohur e drejta për hakmarrje dhe vrasje dhe dëmtohet imazhi i fesë Islame dhe muslimanëve dhe tentohet të minohet bashkëjetesa mes popujve dhe feve në Europë.
Përfitues nga aktet e tilla nuk janë muslimanët e Francës e as muslimanët e Europës, porse kundërshtarët më të zëshëm të tyre.
Aq shumë provokohen muslimanët saqë veç fakti se është fe e vërtetë nga Allahu vazhdon edhe shtohet.

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit