3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

NËSE KE BESIM NË ALLAHUN – TI JE NJERIU MË I PASUR!

Më të lexuarat

Secili prej nesh ka dëshirë që të hyjë në xhennet.
Këtë duhet ta kemi prioritet në mendimet tona, nese duam që pas largimit nga kjo botë të hyjmë në xhennet.
Betohem në Allahun, rreth kësaj çështje reduktohet krejt jeta e njeriut, sepse atje nuk do t’ju bëj dobi asgjë që keni fituar në këtë jetë; ju mund të jeni milioner, ta keni shtëpinë më të madhe, ta keni gruan/burrin më të bukur, të keni fëmijë dhe makina të mrekullueshme, por kjo nuk do tu bëjë dobi aspak – nëse ju hyni në Zjarr.
Prandaj, secili nga ne duhet t’i thotë vetvetes – dhe atë tani menjëherë – „Unë dua që të hyj në xhennet! Unë dua që Allahu me mua të jetë i kënaqur!“ Gjëja më e rëndësishme është që të jetoni dhe të vdisni si muslimanë!
Unë i kam 9 fëmijë, dhe unë sigurisht gëzohen që fëmija im të bëhet mjek apo shkencëtar. Por unë do isha më i kënaqur që fëmija im t’i fshijë rrugët e New York-ut, por të jetë besimtar i fortë, sesa të jetë mjek, dhe të largohet nga feja!
Prandaj, çdo mëngjes kur të zgjoheni, falënderoni Allahun që ju ka bërë muslimanë. Falenderoni Allahut për çdo frymë që merrni dhe për çdo gjë që ju ka dhënë. Ju ka dhënë gruan, andaj falënderoni, sepse sa më shumë njerëz ka që nuk kanë gra?
Dy rrugë më larg nga kjo xhami është një qendër për të pastrehët, për njerëz pa kulm mbi kokat e tyre. Ju keni shtëpi, dhe nuk jeni mirënjohës, sepse ju duket e vogël!?
Falënderoni Allahun që ju e keni shtëpinë tuaj …
Pasha Allahun, nëse nuk kam asgjë, dhe nëse jam i pastrehë, nëse flejë në park, përsëri unë kam GJITHÇKA, sepse unë jam musliman. Dhe nëse mund të shkoj nga kjo botë si musliman, do të shkoja si njeri i lumtur.
Nëse nuk do të keni asgjë në këtë botë, por e keni Islamin në zemër – çdo gjë është në rregull. Ndërsa nëse ju keni çdo gjë në këtë botë, por nuk e keni Islamin, në fakt ju nuk keni asgjë!
Autor: Imam Siraj Wahhaj; https://akos.ba/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit