Të martën, Princi saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman njoftoi nisjen e NEOM, një projekti që synon të jetë “më i sigurt, më efikas, më i orientuar drejt së ardhmes dhe vendi më i mirë për të jetuar dhe punuar” në Mbretërinë saudite, njofton Reuters.
Sipërfaqja tokësore e NEOM-it do të shtrihet në të gjithë kufijtë egjiptianë dhe jordanezë, duke e bërë NEOM-in zonën e parë private që do të përfshijë tre vende.
Gulf Neës njoftoi se Fondi i Investimeve Publike Saudite, si dhe investitorët vendas dhe ndërkombëtarë, pritet të investojnë më shumë se gjysmë trilion dollarë në zonë gjatë viteve të ardhshme.
Projekti prej 26,500 kilometrash katror do të jetë katërfishi i madhësisë së Dubait, Bejrutit, Kajros dhe Amanit të marra së bashku.
Era dhe energjia diellore do t’i mundësojnë NEOM-it të fuqizohet vetëm nga energjia rigjeneruese, ndërsa 70 për qind e popullsisë së botës do të mund ta arrijë brenda tetë orëve.
Çfarë është NEOM-i?
-Në shikim të parë, projekti i quajtur NEOM do të veprojë në mënyrë të pavarur nga “kuadri ekzistues qeveritar” (Arabia Saudite do të ketë ende kontroll mbi politikën e jashtme dhe ushtrinë).
-Plani përfshin një urë që kalon nëpër Detin e Kuq, që lidh zonën me Egjiptin dhe pjesën tjetër të Afrikës.
-Rreth 26.500 kilometra katrorë do të shtrihet në Jordani dhe Egjipt, duke krijuar “zonën e parë të veçantë të pavarur botërore që shtrihet në tre vende”.
-Projekti do të fokusohet në nëntë industri: energji dhe ujë, mobilitet, bioteknologji, ushqim, shkenca teknologjike dhe digjitale, prodhim i avancuar, media dhe argëtim.
-Sipas raportit të tij mbi faktet, ky megaqytet pritet të jetë i populluar nga investitorët, drejtuesit, njerëzit e biznesit dhe sipërmarrësit.
-NEOM planifikon të gjenerojë një prodhim të brendshëm bruto vjetor prej 100 miliardë dollarë deri në vitin 2033 (kjo do ta bënte atë ekonominë e 59-të më të madhe në botë).
Njoftimi i qytetit të ri ambicioz vjen ndërkohë që udhëheqja e re e Arabisë Saudite ka bërë një varg njoftimesh që do ta riformësojnë vendin brenda disa viteve.
Mbreti Salman zbuloi kohët e fundit ambiciet e tij për të shitur një pjesë të kompanisë së naftës Saudi Aramco së bashku me lejimin e grave për të drejtuar automjetet.
Vendi ka bërë me dijë gjithashtu gjithashtu planet për reforma në fushën e besimit, për të jetuar një Islam bashkëkohor, që sipas udhëheqësve të dinastisë është është në thelb të këtij besimi, duke thënë paralelisht se ditët e sundimit ultrakonservator kanë mbaruar.
“Ne po kthehemi në atë që ishim më parë, një vend me Islam të moderuar që është i hapur për të gjitha fetë dhe botën”,citohet të ketë thënë princi Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.
“Ne nuk do të shpenzojmë 30 vitet e ardhshme të jetës sonë duke u marrë me ide shkatërruese, ne do t’i shkatërrojmë ata sot, do t’i japim fund ekstremizmit shumë shpejt”, shtoi mbreti i ri dhe trashëgimtari i fronit.
Përgatiti: jeton Zenuni – /tesheshi.com/