1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nënë Pashakoja e Palestinës: gruaja që kujdeset për katër bijtë e plagosur

Më të lexuarat

Nënë Pashakoja njihet si gruaja që i dha luftës të gjithë bijtë e saj, përccuar kjo në filmin “Yjet e netëve të gjata”. Por një e ngjashme gjendet dhe në Palestinë.

Nimet al-Isev është bërë një simbol i rezistencës palestineze gjatë protestave anti-Izrael në kufirin e Rripit të Gazës, ku ushtria izraelite ka plagosur katër prej djemve të saj.

Al-Isev ka dhjetë djem dhe një vajzë. Në kushte tejet të vështira, ajo u shërben dy djemve që nuk lëvizin dot nga plagët dhe gjithashtu kujdeset për djalin e tretë të plagosur që po transferohet në Egjipt.

Ajo vetë u plagos gjatë një proteste në kufirin e Gazës, kur kapsula e bombës së tymit lëshuar nga izraelitët e goditi në qafë.

Djali i saj 26-vjeçar Ahmedi u plagos në ije dhe është plotësisht i palëvizshëm, ndërsa Mazini 18-vjeçar u plagos në bark dhe mjekët e kanë urdhëruar për regjim të rreptë shtrati, ose që të lëvizë vetëm me një karrige me rrota.

“As nuk mendoj për veten time dhe plagën time. Më dhimbsen vetëm bijtë e mi të cilët nuk lëvizin dot”, tha Nimet Al-Isev, së cilës i dhimbset sidomos Ahmedi, i plagosur për herë të dytë e që është krejtësisht i varur nga ndihma e saj.

Ndërsa Mazin u plagos në bark dhe të gjithë mendonin se ai ishte i vdekur, por më pas vunë re se po mertte frymë dhe e transportuan në spital.

“Dhe djali tjetër, Atifi u plagos gjashtë herë dhe mjekët thonë se ai ka humbur shumë gjak, ndaj dhe është në gjendje kritike. Ai u transferua në një spital në Egjipt”, Al-Isevi.

Edhe tjetri, Mahmudi 22-vjeçar, gjithashtu u plagos në këmbë, por shpejt e morri veten dhe u ngrit në këmbë.

 “Ne vërtet kishim një jetë të vështirë më parë, por tani gjithçka u përkeqësua pas plagosjes së tyre. Më parë të paktën të gjenin ndonjë punë të rastit dhe të bënin pak para, ndërsa tani janë të gjithë të varur nga unë. Edhe burri që punoi deri pak vite më parë, tashmë ka pësuar një goditje të rëndë”, tha Al-Isevi.

Pavarësisht kësaj gjendjeje, gruaja palestineze Nimet Al-Isevi tha se familja e saj do të vazhdojë të mbështesë protestat anti-izraelite në kufirin e Gazës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit