-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024


Nënat e Srebrenicës për fjalimin e Osmanit: “Do të mbahet mend…!”

Më të lexuarat

Falenderime nga Bosnja për sfidën nga Kosova që iu bë Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit

Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar presidenten Vjosa Osmani për fjalimin që ajo mbajti mbrëmë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Aty, ajo ceku krimet serbe në Bosnje dhe Kosovë, duke iu drejtuar Vuçicit në mënyrë sfiduese.

Osmani tha se Vuçiç duhej të thoshte se “a është penduar që i përket regjimit (të Sllobodan Millosheviçit) që vrau civilë?

A i vjen keq (Vuçiçcit) për karrierën e tij në vitet nëntëdhjetë, a i vjen keq që nga foltorja e parlamentit bëri thirrje për gjenocid në Srebrenicë?

A i vjen keq që ka qëndruar pas Sheshelit kur ka thënë ‘asnjë shqiptar të mos mbetet gjallë’?

A i vjen keq për glorifikimin e Millosheviçit dhe atë vetëm një vit më parë, kur e quajti atë ‘njeri i madh me qëllime të mëdha’.”

Kjo ka bërë që Nënat e Srebrenicës të raegojnë me falenderime për presidenten Osmani.

“I jemi mirënjohës Presidentes Osmani, pasi fjalimi i saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe viktimat e gjenocidit ndaj shqiptarëve u dëgjua nga e gjithë bota. Ky lloj fjalimi do të mbahet mend nga brezat. Faleminderit!”, thanë Nënat e Srebrenicës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit