“Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të zhgënjyera nga vendimi i Bashkimit Evropian (BE) për të mos mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
Sipas tij, “është jetike që BE-ja ta mbështesë rajonin”.
Kjo ka qenë deklarata e Zëvendësndihmës Sekretarit të Zyrës për Çështjet Euroaziatike, Matthew Palmer, nga “Forumi i Prespës për Dialog”, që po mabhet në Maqedoninë e Veriut ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Mes të tjerash përfaqësuesi i SHBA-së u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor, që të kenë bashkëpunim mes tyre për të rritur ekonominë.
“Forumi i Prespës” është i organizuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ai do të zhvillohet përgjatë dy ditëve, më datat 1 dhe 2 korrik. Në fokus të tij janë “Marrëveshja kornizë e Ohrit”, “Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë” dhe “Marrëveshja e Prespës”.
Pjesëmarrës në Forum janë: presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, si dhe katër kryeministrat nga rajoni, Edi Rama, Zoran Tegeltija, Ana Bërnabiç dhe Albin Kurti. Të ftuar, po ashtu, janë edhe zyrtarë të lartë amerikanë dhe përfaqësues së BE-së. /abcnews.al/