Në Xhaminë e Shipolit të Mitrovicës u bë pajtimi i dy familjeve që ishin të hasmuara për shkak një aksidenti në trafik.
Kjo u bë e ditur nga imami i kësaj xhamie, Fatmir Latifaj.
Njoftimi i plotë i imamit Latifaj në faqen e tij në Facebook:
Sot me datën 31 Korrik 2017 në xhaminë tonë në Shipol, hoxha Fatmir Latifaj arriti me pajtu familjen e haxhi Bejt Hazirit nga Kaqanolli, I cili u godit me veturë nga djali i Vallqëve me datën 20 Qershor 2017, fatmirësisht ka shpëtuar nga fataliteti. Apel ngasësve të automjeteve që të kenë kujdes në drejtimin e automjeteve të tyre. Me respekt hoxha Fatmir Latifaj, Shipol-Mitrovicë./Mesazhi.com/