0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Në Turqi janë 830 mijë sirianë të moshës shkollore

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian ka pranuar 74 refugjatë sirianë nga Turqia dhe ka dërguar atje 300 të tjerë, bazuar mbi një marrëveshje mes unionit dhe Ankarasë, deklaroi dje eurokomisionieri për Migrimin, Dhimitris Avramopulos.

”Zbatimi i kësaj marrëveshjeje mbetet një sfidë”, theksoi ai.

Ndërkohë, Ankaraja tha se 330 000 sirianë do të shkojnë në shkollat turke.

“Për momentin, Turqia ka në territorin e saj 830 000 sirianë në moshë për shkollë dhe garanton arsimim për 330 000 prej tyre”, deklaroi ministri turk i Arsimit, Nabi Avci.

“Deri në fund të vitit ne do të sigurojmë arsimim edhe për 120 000 të tjerë”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit