2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Në të gjitha organizimet, për mbrojtjen e tokave shqiptare nga okupuesit e jashtëm, organizatorë kryesorë ishin ulemaja apo dijetarët islamë

Më të lexuarat

Në të gjitha kuvendet, në të gjitha organizimet që mbaheshin për mbrojtjen e vatanit, për mbrojtjen e tokave shqiptare nga okupuesit e jashtëm, organizatorë kryesorë ishin ulemaja apo dijetarët islamë, kurse mbledhjet mbaheshin nëpër xhami, mejtepe, medrese, etj.. Edhe Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) u organizua prej ulemave. Ulematë ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Të gjitha komitetet e Lidhjes apo degët e saj, që ishin themeluar në të gjitha qytetet shqiptare, ishin organizuar prej ulemave, prej Gjakove deri në Shkodër, nga Prishtina deri në Dibër, që u përhapën me shpejtësi edhe në Shqipërinë e Jugut, deri në Janinë e Çamëri…

Në Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes së Prizrenit, ku morën pjesë rreth 300 përfaqësues, edhe nga Sanxhaku e Bosnja, prej tyre dihen emrat e rreth 150 përfaqësuesve, ku 96 ishin nga Kosova, të tjerët nga vilajetet e tjera, ai i Shkodrës, i Manastirit dhe Janinës, shumica prej
përfaqësuesve ishin ulema. Më i veçanti ishte Myderriz Haxhi Imer Prizreni, pastaj Myderriz Haxhi Zeka, që ishin edhe dy figurat më të shquara të ulemave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Prej themelimit, prej Kuvendit të Përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili i zhvilloi punimet në Xhaminë Bajrakli dhe në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren dhe deri në shuarjen e saj me luftë, në prill-maj 1881, ulematë ishin ata që shkruan shumicën e akteve, peticioneve, memorandumeve, shkruan, përpiluan, aktvendimet, urdhëresat etj.. hartuan

Ulematë ishin frymëzuesit, organizuesit e protestave kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit, që po vendosnin të copëtonin trojet shqiptare.

Ulematë ishin frymëzuesit, kur ishte nevoja, edhe të luftës së armatosur.

Në të gjitha luftërat që bënë shqiptarët për mbrojtjen e tokave të tyre, të gjakut të tyre, si nga malazezët edhe nga serbët, si nga partizanët edhe nga çetnikët, etj., ulematë ishin frymëzues kryesorë dhe pjesëmarrës në vijën e parë të frontit.

Marr nga libri: “RIPËRTËRITJA E FESË” Dr. Shefqet Krasniqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit