8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Në Stamboll mbahet Marshi i Unitetit Kombëtar dhe Demokracisë

Më të lexuarat

Si përgjigje ndaj ftesës së presidentit, qytetarët edhe sot janë mbledhur në tre vende të Stambollit, në sheshin Kisikli, në Cengelkoyu dhe në Altunizade

STAMBOLL (AA) – Në Stamboll ka filluar marshi për demokraci i qindra mijëra qytetarëve për të shënuar përvjetorin e parë të tentativës së grushtit të shtetit e cila u ndërmor një vit më parë nga organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Më 15 korrik të vitit të kaluar, anëtarë të FETO-s të infiltruar në forcat e armatosura turke ndërmorën tentativë për grusht shteti ushtarak në Turqi, i cili u pengua pasi miliona qytetarë të Turqisë me ftesë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dolën në rrugë të paarmatosur për të ndaluar puçistët.

Si përgjigje ndaj ftesës së presidentit, qytetarët edhe sot janë mbledhur në tre vende të Stambollit, në sheshin Kisikli, në Cengelkoyu dhe në Altunizade.

Kolonat të gjata janë nisur edhe tek Ura e Bosforit, e cila më pas u emërtua si “Ura e Dëshmorëve të 15 Korrikut”, urë kjo që u bë simbol i rezistencës ndaj puçistëve, në të cilën dëshmorë ranë reklamuesi Erol Olçok dhe i biri i tij Abdullah Tayyip Olçok.

Të tubuarve do t’u drejtohet edhe presidenti Erdogan, i cili po ashtu do të marrë pjesë sonte në një program të veçantë në parlamentin turk në Ankara.

Ndryshe, gjatë tentativës për grusht shteti vitin e kaluar në Turqi humbën jetën 250 persona dhe u plagosën rreth 2.200 njerëz të tjerë, kurse Ura e Bosforit ku sot mblidhet një masë e madhe e njerëzve ishte një nga vendet ku puçistët hapën zjarr mbi qytetarët që u çuan në mbrojtje të rendit shtetëror.

Më 15 korrik të vitit të kaluar komplotistët kishin bllokuar urën me tanke dhe kishin kontrolluar atë deri në orët e mëngjesit, kur tentativa u zmbraps, kurse shumica e komplotuesve të grushtit të shtetit ishin arrestuar.

Ashtu si vitin e kaluar, me ftesë të Erdoganit, edhe sot qytetarët do të takohen në sheshet dhe rrugët e qyteteve turke për të mbajtur të ashtuquajturën kujdestari për demokraci dhe edhe njëherë të tregojnë se qëndrojnë fuqimisht prapa shtetit dhe rendit demokratik të tij.

Programi për shënimin e përvjetorit të tentativës për grusht shteti në Stamboll do të mbahet me rritjen e masave të sigurisë, ku janë angazhuar 25.000 policë dhe mijëra pjesëtarë të shërbimeve mjekësore dhe të tjera.

Marshimi për demokracinë në Stamboll realizohet në kuadër të evenimenteve shtatëditore nën moton “Dita e unitetit kombëtar dhe demokracisë”, për shënimin e përvjetorit të parë të tentativës makabre për grusht shteti ushtarak të orkestruar mbështetur nga organizata terroriste FETO, e udhëhequr nga Fethullah Gylen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit