20.1 C
Pristina
Saturday, June 15, 2024

Yıldırım: Askush nuk do të mund ta pengojë ngritjen e Turqisë

Më të lexuarat

“Ne nuk jetojmë në një vend të zakonshëm. Ky territor është i bekuar, është bashkim i 80 milionë shpirtrave. Përgjatë një mijë viteve, këto troje janë ujitur me gjakun e dëshmorëve”

STAMBOLL (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, tha sot në ceremoninë përkujtimore në Stamboll me rastin e përvjetorit të tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi nga organizata terroriste FETO se dhimbja e Turqisë është tejet e madhe, porse nuk do të dobësohen pas kësaj ngjarjeje dhe se nuk do ta harrojnë 15 Korrikun, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dhimbja dhe pikëllimi ynë janë tepër të mëdha, por ne nuk dobësohemi, e as nuk do të dobësohemi. Edhe po të na përvëlohet zemra, në do ta varrosim pikëllimin tonë, do t’i ndalim lotët dhe nuk do t’i gëzojmë tradhtarët e poshtër. Dëshmorët që dhanë jetën për popull, për atdhe, për flamur dhe për nder, sot presin lutje nga ne. Presin Fatiha. Ne si popull nuk do ta harrojmë dhe nuk do të lejojmë të harrohet 15 Korriku”, tha Yıldırım në fjalën e tij në Ceremoninë Përkujtimore të 15 Korrikut – Ditës së Unitetit Kombëtar dhe Demokracisë, që mbahet në hyrje të Urës së Dëshmorëve të 15 Korrikut (Ura e Bosforit) në pjesën aziatike të Stambollit.

Kryeministri turk më tej është shprehur se Turqia është një vend ndryshe, duke thënë se ajo është e mbushur përplot me epope heroike. “Ne nuk jetojmë në një vend të zakonshëm. Ky territor është i bekuar, është bashkim i 80 milionë shpirtrave. Përgjatë një mijë viteve, këto troje janë ujitur me gjakun e dëshmorëve. Në çdo hapësirë të trojeve të këtij vendi ka epope heroike. Atdheu është nderi dhe krenaria jonë”, tha Yıldırım.

Duke theksuar se më 15 korrik të vitit të kaluar qytetarët mposhtën puçistët duke vërshuar në sheshe nën kryesimin e presidentit Erdogan, Yıldırım tha se edhe në të ardhmen nuk do të tolerohet asnjë tradhtar. “E them haptazi këtu, nuk do të përfitojnë asgjë nga dhimbjet që na i shkaktuan”, vazhdoi Yıldırım.

“Asnjëherë nuk u dorëzuam para dhunës, e nuk do të dorëzohemi edhe në të ardhmen. Asnjëherë nuk e humbëm shpresën, e nuk do ta humbim edhe në të ardhmen”, tha Yıldırım, duke shtuar se së bashku do ta mbrojnë vendin dhe do ta vazhdojnë ngritjen e tij në nivel të lartë. “Askush nuk do mund ta pengojë ngritjen e Turqisë”, tha kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit