1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Në Shqipëri më të shumtë ata që dalin në ekran, se ata që dëgjojnë!

Më të lexuarat

Nga Kim Mehmeti

Në Shqipëri ke përshtypjen se më të shumtë janë ata që dalin në ekranet televizive, se ata që dëgjojnë. Pra të duket se ka kush flet e shpjegon, por jo edhe kush dëgjon. Andaj edhe mëmëdheu i ngjanë shtëpisë të cilën hajduti e mbron nga vjedhësit. Dhe ku ka diçka që ecën përpara e rritet, që i ka tejkaluar përmasat e patriotizmit të Rilindësve tanë që bënë shtet e mbrojtën shqiptari: papërgjegjësia dhe pandjeshmëria e “Rilindësve” të Piktorit ndaj popullit dhe ndaj Shqipërisë!

Në Kosovë flasin vetëm ata që ka nevojë t’i dëgjojë ai që i paguan. Andaj edhe populli s’ka si e kupton pse politikanët shqiptarë, edhe pse të një gjaku etnik, janë aq grindavecë e mos bashkëpunues mes veti: sepse ata janë vëllezër, por kuletat që i mbushin me hajni, nuk janë motra!

Te shqiptarët e Maqedonisë, ku në çdo lagje ke nga pesë doktorë shkencash, ka kush dëgjon por jo edhe kush dinë të flet. Andaj, dy dekada me radhë, i sundon BDI-ja dhe, orator më i mire i tyre është kryetari i kësaj partie, ai i cili ua realizoi të drejtën që pasi të hanë dajak ‘maqedonisht”, të qajnë ‘shqip’. .

Por sidoqoftë, ka diçka që i bënë të ngjashme gjitha “Shqipëritë” tona: ato u ngjajnë ‘inkubatorëve’ ku rriten fëmijët që ne i lindim, e të cilët pastaj ia ‘shesim’ perëndimit. Andaj edhe e ke përshtypjen se vendeve Perëndimore u përshtatet që ‘Shqipëritë” tona të jenë të pabanueshme dhe në duart e hajdutëve, sepse vetëm kështu ato mbeten kopshte ku dihet kush i mbjell, por jo kush i këput dhe kush u merr erë luleve!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit