1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Në Prishtinë vritet një grua dhe plagoset një burrë 

Më të lexuarat

Një grua është vrarë, kurse një burrë i plagosur pas të shtënave me armë, sonte rreth orës 22:00, në lagjen “Mati” në Prishtinë.

Incidentin me viktima e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Një grua ka mbetur e vrarë, ndërkaq një mashkull është plagosur edhe është dërguar për tretman në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe po merret në pyetje në stacionin policor”, tha zëdhënësja Ahmeti për Telegrafin.
Sipas Ahmetit, motivet e vrasjes nuk dihen.
“Policia është duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe sigurisht nesër do të dalim me të dhëna më të detajuara”, tha zëdhënësja e Policisë.

Mirëpo sipas dëshmitarëve të ngjarjes, merret vesh se deri te vrasja ka ardhur si pasojë mosmarrëveshjeve dhe një konflikti familjar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit