Hadithi i Parë: Paraprija e muajit të Ramazanit me agjërim
Ebu Hurejre transmeton nga profeti (a.s.) i cili ka thënë: “Mos i paraprini Ramazanit duke agjëruar një ose dy ditë përpara tij, përveç një person që ka pasë agjëruar më përpara.”[1]
Shpjegimi i hadithit:
Ky hadith profetik flet për ndalimin e agjërimit përpara se të vijë muaji i shenjtë i Ramazanit. Nuk është e lejueshme që një njeri të agjërojë një ose dy ditë përpara Ramazanit me synimin se ai përgaditet që të jetë gati për të agjëruar gjithë muajin. Një veprim i tillë është i ndaluar ngase agjërimi është një adhurim që kryhet në një kohë të caktuar që fillon me daljen e hënës së re. Agjërimi përpara këtij muaji konsiderohet si tejkalim i urdhëresave të Allahut. Imam Et Tirmidhi ka thënë: “Dijetarët nuk e kanë parapëlqyer që një njeri të agjërojë përpara se të hyjë muaji i Ramazanit.” Po ashtu nga ky hadith nënkuptojmë edhe faktin se është e ndaluar agjërimi në ditën e dyshimtë.
Ndërsa, ai njeri që e ka për zakon të agjërojë vazhdimisht, si psh: të hënën dhe të enjten, apo një ditë po dhe një ditë jo, dhe rastis që dita kur i bie për të agjëruar është një ose dy ditë përpara Ramazanit, për të nuk është problem të agjërojë. Po ashtu ai person i cili ka për të agjëruar një agjërim farz, si psh: agjërim të zotimit, dëmshpërblimit apo kaza të Ramazanit të kaluar, i lejohet të agjërojë, sepse ky agjërim nuk konsiderohet si parapritje e Ramazanit.
Nëse dikush thotë: Si mund t’i japim përgjigje hadithit të Amran ibnu Husejnit që transmeton se profeti (a.s.) i është drejtuar një personi me këto fjalë: “A ke agjëruar në përfundim të këtij muaji (d.m.th. muajit Shaban)? Jo – u përgjigj ai.”[2] Ky hadith është argument i qartë për agjërimin në fund të muajit Shaban.
Përgjigja është kjo: Ndërmjet këtij hadithi dhe hadithit të Ebu Hurejeres të sipërpërmendur nuk ka kundërthënie. Pasi interpretimi i hadithit të Amranit është se personi të cilin e pyeti profeti (a.s) e kishte pasë zakon që të agjëronte gjithmonë në fund të muajit të Shabanit. Ndërkohë që ky person e la agjërimin nga frika se një gjë e tillë përpara Ramazanit është i ndaluar dhe ndoshta nuk e kishte dëgjuar fjalën e profetit: “përveç një personi që ka pasë agjëruar më përpara.” Prandaj profeti (a.s.) e sqaroi duke i thënë se ky lloj agjërimi nuk ka të bëjë me ndalesën. Madje profeti (a.s.) e urdhëroi që duhet t’ i plotësojë ato ditë agjërimi që i la mangët për të vazhduar adhurimin që e kishte bërë zakon se puna më e dashur tek Allahu është ajo që është e vazhdueshme.
Po ashtu transmetohet një hadith tjetër nga Ebu Hurejra se profeti (a.s.) ka thënë: “Kur të vijë gjysma e muajit Shaban, mos agjërojë askush prej jush.” Në një transmetim tjetër thuhet: “Kur të vijë gjysma e muajit Shaban, mos agjëroni deri në Ramazan.”[3]
Interpretimi i këtij hadithi[4]ka të bëjë me atë njeri që dëshiron të agjërojë vullnetarisht duke filluar pas gjysmës së muajit Shaban. Ndërsa ai njeri që e ka për zakon që të agjërojë ditën e Hënë dhe të Enjten, apo që agjëron një ditë po dhe një ditë jo, apo bashkon gjysmën e parë me gjysmën e dytë të muajit Shaban, apo ka për të agjëruar agjërim kaza, nuk e ka të ndaluar të agjërojë.
Transmetohet se profeti (a.s.) ka pasë agjëruar në muajin Shaban. Aishja (r.a.) kur është pyetur rreth agjërimit të profetit (a.s.) ka thënë: “Agjëronte përgjatë gjithë muajit Shaban derisa e bashkonte me muajin Ramazan.”
Ky hadith nuk bie ndesh me hadithin e Ebu Hurejres, sepse agjërimi i profetit (a.s.) në muajin Shaban ka qenë zakon dhe automatikisht përkon me fjalën e profetit (a.s.): “përveç një personi që ka pasë agjëruar më përpara.”
[1] Transmetojnë imam Buhariu dhe imam Muslimi. [2] Transmeton imam Buhariu. [3] Transmeton imam Ebu Daudi. Dijetarët e hadithit në lidhje me këtë hadith kanë dhënë disa mendime. Disa prej tyre thonë se hadithi është i dobët e të tjerë janë të mendimit se ky hadith është i saktë. [4] Nëse e marrim si të mirqënë faktin se ky hadith është i saktë (Shënim i autorit) Kapitulli i Parë: Në prag të Ramazanit Hadithi i Parë: Paraprija e muajit të Ramazanit me agjërim Ebu Hurejre transmeton nga profeti (a.s.) i cili ka thënë: “Mos i paraprini Ramazanit duke agjëruar një ose dy ditë përpara tij, përveç një person që ka pasë agjëruar më përpara.”[1] Shpjegimi i hadithit: Ky hadith profetik flet për ndalimin e agjërimit përpara se të vijë muaji i shenjtë i Ramazanit. Nuk është e lejueshme që një njeri të agjërojë një ose dy ditë përpara Ramazanit me synimin se ai përgaditet që të jetë gati për të agjëruar gjithë muajin. Një veprim i tillë është i ndaluar ngase agjërimi është një adhurim që kryhet në një kohë të caktuar që fillon me daljen e hënës së re. Agjërimi përpara këtij muaji konsiderohet si tejkalim i urdhëresave të Allahut. Imam Et Tirmidhi ka thënë: “Dijetarët nuk e kanë parapëlqyer që një njeri të agjërojë përpara se të hyjë muaji i Ramazanit.” Po ashtu nga ky hadith nënkuptojmë edhe faktin se është e ndaluar agjërimi në ditën e dyshimtë. Ndërsa, ai njeri që e ka për zakon të agjërojë vazhdimisht, si psh: të hënën dhe të enjten, apo një ditë po dhe një ditë jo, dhe rastis që dita kur i bie për të agjëruar është një ose dy ditë përpara Ramazanit, për të nuk është problem të agjërojë. Po ashtu ai person i cili ka për të agjëruar një agjërim farz, si psh: agjërim të zotimit, dëmshpërblimit apo kaza të Ramazanit të kaluar, i lejohet të agjërojë, sepse ky agjërim nuk konsiderohet si parapritje e Ramazanit. Nëse dikush thotë: Si mund t’i japim përgjigje hadithit të Amran ibnu Husejnit që transmeton se profeti (a.s.) i është drejtuar një personi me këto fjalë: “A ke agjëruar në përfundim të këtij muaji (d.m.th. muajit Shaban)? Jo – u përgjigj ai.”[2] Ky hadith është argument i qartë për agjërimin në fund të muajit Shaban. Përgjigja është kjo: Ndërmjet këtij hadithi dhe hadithit të Ebu Hurejeres të sipërpërmendur nuk ka kundërthënie. Pasi interpretimi i hadithit të Amranit është se personi të cilin e pyeti profeti (a.s) e kishte pasë zakon që të agjëronte gjithmonë në fund të muajit të Shabanit. Ndërkohë që ky person e la agjërimin nga frika se një gjë e tillë përpara Ramazanit është i ndaluar dhe ndoshta nuk e kishte dëgjuar fjalën e profetit: “përveç një personi që ka pasë agjëruar më përpara.” Prandaj profeti (a.s.) e sqaroi duke i thënë se ky lloj agjërimi nuk ka të bëjë me ndalesën. Madje profeti (a.s.) e urdhëroi që duhet t’ i plotësojë ato ditë agjërimi që i la mangët për të vazhduar adhurimin që e kishte bërë zakon se puna më e dashur tek Allahu është ajo që është e vazhdueshme. Po ashtu transmetohet një hadith tjetër nga Ebu Hurejra se profeti (a.s.) ka thënë: “Kur të vijë gjysma e muajit Shaban, mos agjërojë askush prej jush.” Në një transmetim tjetër thuhet: “Kur të vijë gjysma e muajit Shaban, mos agjëroni deri në Ramazan.”[3] Interpretimi i këtij hadithi[4]ka të bëjë me atë njeri që dëshiron të agjërojë vullnetarisht duke filluar pas gjysmës së muajit Shaban. Ndërsa ai njeri që e ka për zakon që të agjërojë ditën e Hënë dhe të Enjten, apo që agjëron një ditë po dhe një ditë jo, apo bashkon gjysmën e parë me gjysmën e dytë të muajit Shaban, apo ka për të agjëruar agjërim kaza, nuk e ka të ndaluar të agjërojë. Transmetohet se profeti (a.s.) ka pasë agjëruar në muajin Shaban. Aishja (r.a.) kur është pyetur rreth agjërimit të profetit (a.s.) ka thënë: “Agjëronte përgjatë gjithë muajit Shaban derisa e bashkonte me muajin Ramazan.” Ky hadith nuk bie ndesh me hadithin e Ebu Hurejres, sepse agjërimi i profetit (a.s.) në muajin Shaban ka qenë zakon dhe automatikisht përkon me fjalën e profetit (a.s.): “përveç një personi që ka pasë agjëruar më përpara.” [1] Transmetojnë imam Buhariu dhe imam Muslimi. [2] Transmeton imam Buhariu. [3] Transmeton imam Ebu Daudi. Dijetarët e hadithit në lidhje me këtë hadith kanë dhënë disa mendime. Disa prej tyre thonë se hadithi është i dobët e të tjerë janë të mendimit se ky hadith është i saktë. [4] Nëse e marrim si të mirqënë faktin se ky hadith është i saktë (Shënim i autorit)
…