13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

Ngritja e diturisë shenjë e Kiametit – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Me të vërtetë prej shenjave të Kiametit është ngritja e diturisë, përhapja e injorancës, konsumimi i alkoolit dhe shfaqja e zinasë.” (Buhariu)


Sqarim:

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na informon se prej shenjave të Kiametit, shenjave që është afruar Kiameti janë:

  • Ngritja e diturisë: Domethënë dituria e dobishme e cila shoqërohet me vepra të mira. Kjo ndodh duke i marrë Allahu dijetarët, ose duke vdekur dhe pakësuar ata, ose duke e marrë diturinë nga gjoksi i tyre. Në këtë situatë, njerëzit për të parë i llogarisin disa injorantë, të cilët flasin për fenë e Allahut me mendjen e tyre, japin fetva sipas injorancës së tyre, ata e marrin pushtetin mbi njerëz dhe e përhapin injorancën në mesin e tyre. Kjo shkakton eliminimin e frikërespektit nga zemrat e njerëzve, konsumohet alkooli, përhapet zinaja, etj.

Meselet e fikhut që mund të nxirren nga ky hadith janë:

  1. Është caktim i Allahut që shkatërrimi i dynjasë të vijë pas shtimit të prishjes në të.
  2. Nxitje për mësim dhe arsimim, përndryshe ngrihet dija me marrjen e dijetarëve.
  3. Prej shenjave të Kiametit është ngritja e diturisë fetare.
  4. Prej shenjave të Kiametit është përhapja e imoralitetit.

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit