20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Në mëngjes është bereqeti – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Shumkushi prej nesh e kërkon bereqetin dhe e hulumton ate, mirëpo i neglizhon mënyrat e ardhjes deri te ai. Shumë djem të rinjë ëndërrojnë të bëhen të pasur dhe të lumtur, mirëpo deri në drekë ata janë në gjumë. Secili flet për nevojën e punës dhe lëvizjes në këtë drejtim, mirëpo pak janë ata që herët zgjohen që t’i kryejnë punët e tyre. Nëse del herët në mëngjes dhe i shikon lagjet e muslimanëve (së paku të qytetit tonë) do të vërresh se shumica e tyre janë të qeta dhe nuk ka levizje, sepse shumica e tyre janë në gjumë. Kjo gjendje ka shkaktuar që edhe të ndërrohet kuptimi i ditës dhe natës.

Te shumica e të rinjve tërë nata është për shetitje, vizita dhe muhabete, kurse dita për gjumë dhe pushim. Kurse All-llahu, xhel-le shanuhu, ndryshe i ka përcaktuar detyrat e natës dhe ditës. “Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim. Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat). Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim”. (En-Nebee: 9-11). Dhe ka thënë: “Ai (All-llahu) e bëri për ju natën që në të të pushoni, e ditën të ndritshme (të shihni). Në këtë, (që bëri), vërtetë ka argumente për një popull që dëgjon“. (Junus: 67). Duke u nisur nga ky fakt i hidhur dhe ky realitet i pakandshëm dëshirojmë të flasim pak për bereqetin i cili qëndron në mëngjesin e hershëm si një kontribut dhe stimulim për të zgjuar herët këtë popull për të fituar bereqetin dhe çdo të mirë në dynja dhe ahiret. Sahr ibën Vedaa, radijall-llahu anhu, ka thënë: Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sellem, tha: “All-llahu im jepi bereqet umetit tim në mëngjesin e hershëm”. Dhe kur dërgonte ndonjë njësit apo ushtrinë në ekspeditë e dërgonte herët në mëngjes. Sahri ishte njeri tregtar dhe punën e fillonte herët në mëngjesë, andaj u bë shumë i pasur dhe kishte shumë mall. (Sahih, transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).

Kjo gjendje e mjerueshme i prish zemrat e njerëzve, e pengon ardhjen e bereqetit në rizk, shkakton humbjen e dobive të dynajsë dhe shpërblimit të ahiretit, e privon njeriun nga lumturia gjatë ditës dhe natës, i sjell pikëllim të përhershëm, stres, jetë të hidhur, ngushticë shpirtërore, humbja e lezetit të jetës dhe largim i bereqetit të ymrit. Shkon dita dhe nata, kurse jeta e humb domethënien e vet, njerëzit i kaplon mërzia, largohet buzëqeshja dhe gëzimi, vazhdimisht është në mëdyshje dhe i pavendosur, kudo që shkon gjendja nuk i ndërrohet, qoftë në udhëtim ose në vend të vet.

Pas tërë këtyre vuajtjeve dhe vështirësive, streseve dhe pikëllimeve, demoralizimit dhe mërzisë e parashtron pyetjen ky njeri e thot: pse të jetë e këtillë jeta ime? Vallë tërë njerëzit janë si unë? Gjumi në fillimin e ditës dhe mosfalja e namazit të sabahut janë shkaku i tërë kësaj. Shumica e njerëzve kohën e namazit të sabahut e kalojnë në gjum dhe vazhdojnë në gjum deri afër mesditës, kohës së namazit të drekës. Ata në mesditë e fillojnë jetën dhe punën e tyre dhe e vazhdojnë deri në mesnate. Ata nuk e hetojnë si u dobësohet trupi e u ligështohet, si i kaplojnë sëmundjet e ndryshme, ato fizike dhe shpirtërore (psiqike). Me këtë vepër ata veprojnë në kundërshtim me ligjet e All-llahut, kurse All-llahu kur ka caktuar ditën për gjallërim, lëvizje dhe punë, kurse natën për pushim dhe gjum, këtë e ka bërë në bazë të Dijes së Tij absolute dhe Urtësisë së Tij supreme dhe në interes të njeriut. Për këtë çdo herë që njeriu u kundërvihet ligjeve të All-llahut, udhëton në drejtim të kundërt dhe i përmbys gjërat mos të qorton askend tjetër përpos vetes.

Ai që flen gjatë ditës i humb dy begati dhe fitime:

Begatia dhe fitimi i parë: Obligimi ndaj Allahut, namazi i sabahut.

Begatia dhe fitimi i dytë: bereqeti i fillimit të ditës, koha kur All-llahu i cakton rrizqet, kurse ai privohet nga rrizku hyjnor për atë ditë për shkak të gjumit të tij. Ai që e anashkalon obligimin ndaj All-llahut, mos u habit nëse e sheh duke jetuar në strese, telashe dhe ankesa, sepse kjo gjendje është rezultat i denimeve të All-llahut për anashkalimin e obligimit. Nëse një njeri i anashkalon obligimet në punën e tij dhe qortohet nga drejtori, madje edhe i ndalet një sasi prej rrogës së tij: a nuk ndien dhembje për këtë qortim dhe pakësim të pagës? Si do të ishte gjendja e atij që e anashkalon obligimin ndaj All-llahut?! Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është lutur që All-llahu t’i jep bereqet atij që e shfrytëzon këtë kohë për të gjitha çeshtjet e tija, qofshin të kësaj dynjaje ose të ahiretit. “All-llahu im jepi bereqet umetit tim në mëngjesin e hershëm”. “I është dhënë bereqeti umetit tim në mëngjesin e hershëm”. Ai që e neglizhon këtë kohë privohet nga rrizku i All-llahut, kurse ai që zgjohet herët dhe pas namazit të sabahut e fillon ditën e jetës dhe punës së tij, duke shpresuar dhuntitë e All-llahut, e fiton rrizkun hyjnor.

Shejtani vepron që të të privon nga kryerja e obligimeve ndaj All-llahut që mos të arrish bereqetin e kësaj dite, ta zbukuron pagjumsinë gjatë natës saqë e kalon tërë natën në gjëra të kota dhe kur afrohet koha e namazit të sabahut atëherë bie në gjumë dhe flen në kohën e namazit të sabahut dhe në fillimin e ditës, kohës së punës dhe aktivitetit, e zgjohesh pas drekës, në kohë kur është e pëlqyeshme pushimi dhe në kohë kur nuk pushon shejtani, pasiqë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Pushoni pas drekës sepse shejtani nuk pushon në këtë kohë”. Pra, kështu ia arrin qëllimit të vet shejtani dhe ti në çdo hap i pason urdhëresat dhe mësimet e tija. T’i shohim edhe disa begati dhe fitime tjera që gjinden në këtë kohë. Enes ibën Maliku, radijall-llahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Ai që e fal namazin e sabahut me xhemat dhe pastaj ulet për ta përmendur All-llahun deria të lind dielli dhe i fal dy rekate, ka shpërblim të haxhit dhe umres, të plotë, të plotë, të plotë”. (Sahih, Tirmidhiu).

Pra, njeriu që pasiqë e fal namazin e sabahut ri i zgjuar duke e përmendur All-llahun, duke i thënë lutjet e mëngjesit, derisa të lind dielli e fitoka shpërblimin e plotë të një haxhi dhe umreje apo të lirimit të katër robërve, sikurse ka ardhur në disa hadithe tjera. Këto shpërblime i fiton ai njeri që e shfrytëzon këtë kohë në këtë formë. S’ka dyshim se kjo është mëshirë e madhe e All-llahut, subhanehu ve teala. i thërret në veprime që u sjellin mirësi dhe interes në dynja dhe shpërblim të madh në ahiret, nëse i përgjigjen.

Vlera e namazit të sabahut në Kur’an dhe Sunnet

Kur’ani dhe Sunneti janë përplot argumente që flasin për vlerën e namazit të sabahut.

1- All-llahu, subhanehu ve teala, është betuar në mëngjesin duke thënë: “Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!”. (ElFexhr: 1-2). (domethënë namazin e sabahut, sikurse ka thënë Ibën Abasi, radijall-llahu anhu).

2- Ka urdhëruar që të falet ky namaz dhe ka treguar se në këtë namaz janë të pranishëm edhe melaqet: “Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur”. (El-Isra: 78). Domethënë e përcjellin melaqet e natës dhe melaqet e ditës, sepse ato ndërrohen, kurse koha e ndërrimit të tyre është namazi i sabahut dhe namazi i iqindisë. Pasiqë leximi në namazin e sabahut është me zë, ata ndalen dhe dëgjojnë, e s’ka dyshim se kjo ia shton njeriut ëndjen për këtë namaz dhe ia shton besimin. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Ndërrohen melaqet e natës me ato të ditës dhe grumbullohen në namazin e sabahut dhe namazin e iqindisë. Ato që kanë qenë te ju ngriten te All-llahu, e Ai i pyet edhe pse më mirë se ata i di gjërat: si i keni lërë robërit e Mi? Ato do tu përgjigjen: i kemi lërë duke falur namaz dhe u kemi ardhur dhe i kemi gjetur në namaz”. (Buhariu dhe Muslimi).

3- Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sellem, ka thënë: “Ai që fal namazin e sabahut në xhemat është njëlloj sikur ai që është falur tërë natën”. (sahih, Tirmidhiu).

4- Suneti i namazit të sabahut është më i mirë se dynjaja dhe çka ka mbi te. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Dy reqate sunet të sabahut janë më të mira se dynjaja dhe çka ka mbi te”. (Muslimi). Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shumë kujdesej për këto dy rekate, saqë edhe kur ishte në rrugë nuk i linte, e mos të flasim për kujdesin që i jepte farzit të sabahut.

5- Imam Ibën Kajimi në librin e tij “HadilErvah ila Biladil-Efrah” i sjell disa transmetime që flasin për xhennetin dhe mes tjerash thotë: “Koha e xhenetlive është sikur koha e syfyrit: koha e përhapjes së dritës deri në lindjen e diellit.

Kjo koha na e kujton mbetjen dhe vazhdimësinë në xhennet, andaj ky element na e detyron përkujtimin e tij përherë. Nëse na thuhet: në atë vend ka frytë të xhennetit ose shtëpi të xhennetit, të gjith do të nxitonim që ti shikojmë. Tani kemi kuptuar se koha e agimit të mëngjesit qenka kohë e xhenetlive, kohë ku nuk ka as diell e as të ftohtë të madh, zgjuarje dhe përjetimi i kësaj kohe është gëzim për besimtarin, ia largon mërzinë dhe fiton shpresa për hyrje në xhennet”.

Sikur fillimi ashtu edhe mbarimi

Namazi i sabahut është fillimi dhe pjesa e parë e ditës, kurse fillimet ndikojnë shumë në mbarimin e gjërave, sepse nëse fillimi është i sukseshëm edhe mbarimi do të jetë i sukseshëm, e nëse fillimi është i dështuar edhe mbarimi do të jetë dështim. Për këtë njeriu që kujdeset për namazin e parë gjatë ditës që në fillimin e saj, duke falur edhe farzin edhe sunnetin, ska dyshim se nisja e tij të kësaj dite është e sukseshme, e pastaj niset në punët e tij për të fituar dynjanë dhe ahiretin. Këtë njeri e përcjell suksesi në mënyrë të paparë, kurse atij që i ikë namazi i sabahut, ky zgjohet zemërprishur, dembel dhe i privuar nga suksesi gjatë tërë asaj dite.

Pastaj vjen edhe fundi i ditës, e ajo është koha e namazit të iqindisë. Sabahu ishte fillimi i ditë, kurse ikindija mbarimi i ditës. Në këtë kohë e ripërtërinë besën e imanit dhe afrimit te All-llahu, i jep lamtumirën kësaj dite nga e cila nuk kanë mbetur përpos se disa çasteve, andaj ai që e përfundon këtë ditë me adhurime ashtu sikur edhe e ka filluar ai është në hije të suksesit dhe ndihmesës nga All-llahu, sepse All-llahu e furnizon me natën më të mirë, nuk privohet nga bereqeti i saj, bëhet nga kalorësit dhe ngjallësit e saj, bëhet nga ata që bëjnë sexhde dhe ruku, kurse ai që bën mirë gjatë ditës, i mjafton kjo edhe gjat natës dhe ai që bën mirë gjatë natës i mjafton kjo edhe gjat ditës.

Sabahu dhe iqindija

Gjatë ditës janë dy kohëra në të cilat besimtari duhet ta përmend All-llahun ashtu sikurse i ka urdhëruar All-llahu, azze ve xhel-le, dhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. All-llahu, xhel-le shanuhu, thotë: “O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh. Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje. Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t’ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues”. (El-Ahzab: 41- 43). “Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bër prej atyre që nuk kanë kujdes”. (El-A’raf: 205).

Kujdesi për këto dy namaze sjellin shpërblime të mëdha, prej tyre janë edhe këto:

1- Hyrja në xhennet dhe shpëtimi nga zjarri i xhehenemit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush kujdeset për dy të freskëtat hyn në xhennet”. Domethënë për mëngjesin dhe iqindinë”. (Buhariu dhe Muslimi). “Nuk ka për të hyrë në xhehenem ai që falet para se të lind dhe me para se të perendon dielli”. Domethënë për mëngjesin dhe iqindinë. (Muslimi). Urtësia e kësaj qëndron në faktin që e kanë përmendur dijetarët duke i komentuar këto hadithe ku mes tjerash kanë thënë: “Namazi i sabahut është në kohën e gjumit, kurse namazi i iqindisë në kohën e punës, andaj ai që e le gjumin për All-llahu dhe ai që e le punën për All-llahu, sdo mend se e meriton xhennetin dhe nuk ka për të hyrë në xhehenem.

2- Xhenetlive rizku u vjen në këtë kohë. All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë: “Ato janë xhennetet e Adnit, që Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i kryer. Aty nuk dëgjojnë fjalë boshe, por vetëm përshëndetje. Aty kanë ushqimin e vet (të llojllojshëm) mëngjes e mbrëmje”. (Merjem: 60- 61). Pra, All-llahu edhe furnizimin e xhenetlive në xhennet e paska bërë në mëngjes dhe në iqindi, si shpërblim i durimit që kanë patur në dynja në realizimin e adhurimeve në këto kohëra. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet. (ata i luten) që All-llahu t’i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t’ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që do”. (En-Nur: 36- 38). Mëngjes e mbrëmje domethënë në kohën e namazit të sabahut dhe në kohën e namazit të iqindisë.

3- Kujdesi për këto dy namaze i mundëson shikimin në Fytyrën e All-llahut, azze ve xhel-le. Ky shpërblim është prej gjërave më të këndshme, më të mira dhe më të ëmbëla për zemrën e besimtarit. Ska dyshim se njohja e këtij shpërblimi e stimulon njeriun për kujdesin sa më të madh të këtyre dy namazeve. Kjo është një myzhde shumë e madhe dhe po mos të kishte ndonjë vlerë tjetër për kujdesin për këto dy namze përpos të këtij hadithi dhe të kësaj vlere do të mjaftonte. Edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i luteshte Zotit që ti mundëson të shikon në Fytyrën e Tij të Ndershme, sepse kjo është begatia më e lartë që All-llahu ia jep njerëzve të xhennetit dhe denimi më i rënde dhe më i vrazhdë për xhehenemlitë është pengimi i shikimit në Allllahun, tebareke ve teala. Xherir ibën Abdullah El-Bexheliu, radijallllahu anhu, ka thënë: ishim te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe shikoi hë- nën pesëmbëdhjetëshe e tha: “Do të shini Zotin tuaj ashtu sikur e shihni këtë hënë pa krahasime mes këtyre dy shikimeve, andaj mos dështoni në namazin para lindjes së diellit dhe namazin para perendimit të diellit”. (Buhariu dhe Muslimi).

Vlera e namazit të iqindisë

Për vlerën e namazit të iqindisë ka shumë argumente. All-llahu, subhanehu ve teala, na ka urdhërauar që të kujdesemi për te në mënyrë të veçantë, duke thënë: “Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze)”. (El-Bekare: 238). Namazi i mesëm në këtë ajet është namazi i iqindisë, kështu e ka komentuar Ibën Abasi, radijall-llahu anhu, dhe të tjerët. Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sellem, ka ndërlidhur dështimin e tërë punëve të njeriut me mosfaljen e namazit të iqindisë, duke thënë: “Atij që i ikë namazi i iqindisë i janë asgjësuar veprat”. (Buhariu). Ska dyshim se ky hadith përmban një kërcënim të madh, saqë sipas mendimit më të lehtë të dijetarëve ky hadith synon qortimin e madh, kurse sipas tjerëve tregon se ai që le një namaz me qëllim del prej fesë, sikur është transmetuar nga Imam Ahmedi, rahimehull-llah. (Shiko: “Delilul-Falihin”, fq. 237). Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Atij që i ikë namazi i iqindisë është sikur t’i kishte humbur familja dhe pasuria”. Shiko se çfarë krahasimi ka përdorur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në këtë hadith! Njerëzit zakonisht brengosen për humbjen e pasurisë dhe familjes, kurse nuk brengosen për humbjen e namazit, vepër e cila ska dyshim është më e rëndësishme se familja dhe pasuria. Por humbja e tërë pasurisë dhe tërë familjes barazohet me ikjen e një namazi të iqindisë, kurse e jonja është të bëjmë kalkulimin e shumë namazeve që na ikin. Zot na ruaj!

Nozulli i besimtarit

Këto dy kohëra janë nozulli i besimtarit, në këto dy kohëra pajiset me nozull të besimit për ditën dhe natën e tij, që të niset në jetën e tij me gëzim dhe hare. Namazi i sabahut dhe namazi i iqindisë kanë një domnethënie të veçantë. Sabahu është fillimi i ditës, kurse kjo ta kujton fillimin e përgjithshëm, fillimin e njeriut, fillimin e dynjasë dhe fillimin e çdo gjësë. Këtë fillim e fillon besimtari me përmendje të All-llahut, kërkon ndihmë prej Tij dhe strehim te Ai nga dështimi dhe shejtani. Në këtë kohë klima është e këndshme dhe ka qetësi e rehati, kurse kur të grumbullohen këto gjëra, atëherë zemra është e mbledhur, ka frikrespekt, emocionalisht është më i avansuar, andaj edhe përfitimi nga ky dhikër është shumë i madh. Iqindia është fundi i ditës, dhe me këtë na kujtohet përfundimi i përgjithshëm; përfundimi i njeriut, përfundimi i dynjasë dhe përfundimi i çdo gjësë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte i ulur mes shokëve të vet pas namazit të iqindisë, kurse dielli ishte në perendim e sipër, e tha: “Nga ymri i dynasjë ka mbetur sa ka mbetur nga kjo ditë”. Kështu përkujton veten besimtari, duke e përmendur All-llahun në kohën e iqindisë e kupton se çdo gjë kalon, kurse vetëm Allllahu mbetet. Kjo shkakton frikërespekt, ia largon vesveset e dynjasë dhe e kupton se fundi edhe atij ka me i ardhë.

Nëse në zemër të një njeriu zë vend vdekja dhe largohet dynjaja prej saj, e mbush me përmendje të All-llahut, ska dyshim se ka me gjetë besim të madh, i cili e shtyn në vepra dhe largohet nga dembeli dhe mëkatet.

Dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes

Dhikret që na i ka mësuar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që ti themi, pas namazit të sabahut dhe pas namazit të iqindisë, dijetarët i kanë qujatur dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes. Prej tyre do ti përmendim vetëm disa:

– SubhanAll-llahi ve bihamdihi (100 herë) takon Lavdërimi) Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush e thotë këtë 100 herë në ditë; ka shpërblimin sikur t’i ketë liruar 10 robër. Atij i shkruhen 100 të mira, i fshihen 100 mëkate (gjynahe) dhe është i mbrojtur nga djalli deri në mbrëmje, askush nuk ka vepruar më mirë se ky person, me përjashtim të atij që ka vepruar më tepër”. (Buhariu 4/95 dhe Muslimi 4/2071.) – La Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir (10 herë, ose një herë kur përton) (S’ka të adhuruar përveç All-llahut, Një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi. Ai është i plotfuqishëm mbi çdo send). (Sahih, Ibën Maxheja, Ebu Davudi).

– La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir (100 herë në mëngjes) (S’ka të adhuruar përveç All-llahut, Një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi. Ai është i plotfuqishëm mbi çdo send) Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush e thotë këtë 100 herë në ditë; ka shpërblimin sikur t’i ketë liruar 10 robër. Atij i shkruhen 100 të mira, i fshihen 100 mëkate (gjynahe) dhe është i mbrojtur nga djalli deri në mbrëmje, askush nuk ka vepruar më mirë se ky person, me përjashtim të atij që ka vepruar më tepër”. (Buhariu 4/95 dhe Muslimi 4/2071.) All-llahumme sal-li ve sel-limّ ala nebijjina Muhammed (10 herë) Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush dërgon salavat mbi mua çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, atë person do ta arrij shefa-ati im Ditën e Gjykimit”. (Taberaniu me dy senede njëri prej tyre është i mirë) (Mexhmeaz-zevaid 10/120 dhe Sahihut-tergib vet-terhib 1/273). Suret: Kul huvAll-llahu ehad (El-Ihlas). Kul eّudhu bi Rabbil felek (El-Felek) Kul eّudhu bi Rabbin-nas (En-Nas), (nga tri herë). “Kush e thotë këtë tri herë më mëngjes dhe në mbrëmje do tْi mjaftojnë për çdo gjë.” (Transmetojnë Ebu Davudi 4/322, Tirmidhiu 5/576, (Sahih Et-Tirmidhi 3/182).

– Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me`a-ismihi shej`un fil-erdi ve la fis-semai ve huvessemiّul-ّalim (tri herë) (Me emrin e All-llahut pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjon shumë dhe di çdo send) “Kush e thotë këtë tri herë në mëngjes dhe në mbrëmje, nuk i bëhet dëm asgjë.” Transmetojnë Ebu Davudi 4/323, Tirmidhiu 5/465, Ibën Maxhe dhe Ahmedi (shih Sahih Ibën Maxhe 2/332), dijetari Ibën Bazi në Tuhfetul-Ahjar fq/39, senedin e këtij hadithi e ka bërë të mirë (Hasen). Redijtu bil-lahi Rabben ve bil-Islami dinen, ve bi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sellem, nebijjen. (Jam i kënaqur që Zoti im është All-llahu, feja ime është Islami dhe Pejgamberi im Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). “Kush e thotë këtë çdo mëngjes dhe mbrëmje tri herë është obligim i All-llahut që ta kënaq atë ditën e Kijametit.” (Transmetojnë: Ahmedi 4/337, Nesaiu në librin: Ameluljevmi vel-lejleh nr:4, Ibën Sunnijj nr:68, Ebu Davudi 4/418 dhe Tirmidhiu 5/465. Ibën Bazi në Tuhfetul-Ahjar fq.39 e bërë këtë hadith të mirë (hasen).

SubhanAll-llahi ve bihamdihiّ adede halkihi ve rida nefsihi ve zineteّ arshihi ve midade kelimatihi (tri herë në mëngjes) (I Madhëruar qoftë All-llahu, aq sa është numri i krijesave të Tij dhe aq sa dëshiron Ai vet. Po aq sa është i bukur Arshi i Tij dhe sa ngjyra e pasosur (pafund) për t`i shkruar fjalët e Tij). (Muslimi). zotëriu i istigfarit: All-llahume ente Rabbi la Ilahe il-la ente halakteni ve eneّ abduke ve eneّ alaّ ahdike ve vaّdike mestetaّtu eّudhu bike min sherri na sanaّtu eb`u leke bi niّmetikeّ aleje ve eb`u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudhdhunube il-la Ente. (O All-llah, ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje) (“Kush e thotë këtë në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë do të jetë prej banorëve të Xhennetit, poashtu edhe në mëngjes”. (Transmeton Buhariu 7/150).

Në vend të rezymesë

Nga kjo që paraqitëm shihet qartë vlera dhe rëndësia që kanë këto dy namaze, rëndësia e fillimit të ditës, rëndësia e mëngjesit, shfrytëzimi i kohës, ngritja herët në mëngjes, gjallërimi në ditët dhe pushimi gjatë natës, etj. Sekretet dhe urtësitë që bartin në vete këto dy namaze na e mbushin zemrën me besim dhe bindje, kurse shpirtit tonë i japin vendoshmëri dhe stoicizëm. Andaj secili musliman ka nevojë për to që të jetë i lumtur. Secili thirrës ka nevojë për to që të përqëndrojë në rrugën e Tij. Ai që nuk kujdeset për këto dy namaze, si ka mundësi ti përmirëson njerëzit dhe ti thërret ata në rrugë të vërtetë, andaj secili që synon të mirën dhe përmirësimin, thirrjen e njerëzve dhe edukimin e tyre duhet të jetë i pari në kujdesin për këto dy namaze në veçanti dhe asgjë nuk duhet ta largoj prej tyre. All-llahu e di më së miri.

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit