Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e sotme ka vendosur t’i lëshojë licencë ndërmarrjes SOWI KOSOVO L.L.C për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë, nga Parku me Erë “SELAC 3”, në kapacitet prej 34.47 MW në Selac të komunës së Mitrovicës. Me licencimin e këtij projekti është arritur vlera e kapaciteteve nga këto burime të ripërtëritshme prej 230 MW.
Në njoftimin e ZRRE thuhet se ndërmarrja kosovare-gjermane-izraelite ‘SOWI Kosovo’ ka ndërtuar tashmë tri projekte të prodhimit të energjisë elektrike nga era në komunën e Mitrovicës, me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 MW.
“Me vendimin e sotëm është licencuar për operim edhe projekti i tretë i kësaj kompanie, i cili konsiderohet të jetë më i madhi në rajon për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtritshme të energjisë elektrike. Me licencimin e këtij projekti është arritur vlera e kapaciteteve nga këto burime të ripërtritshme prej 230 MW”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
“Sot janë lanë lëshuar autorizimet për VET – KONSUM edhe për 9 gjeneratorë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike/solare, në kapacitet prej 644.94 kË”.
Në njoftim thuhet se bordi i ZRRE gjithashtu ka aprovuar Kërkesën për vazhdim të Licencës për furnizim me shumicë me energji elektrike të ndërmarrjes “GEN-I Tirana” sh.p.k-Dega në Kosovë.
“Bordi i ZRRE ka marrë vendim në seancën e sotme për shqiptimin e dënimit me gjobë ndaj Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc” SH.A. (HC UJMANI), për shkak të shkeljeve ligjore të konstatuara në lidhje me vazhdimin e kontratës për shitjen e energjisë elektrike në kundërshtim me Procedurën për Tregtimin e Energjisë Elektrike, në shumën prej prej 110,705.00 euro, që përbën 5% nga te hyrat e realizuara nga aktiviteti i shitjes së energjisë elektrike për vitin 2020”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/