𑁍 ليلة القدر – Nata e Kadrit
Në këtë sure të çmuar (suren Kadër) përmenden disa prej mirësive të Natës së Kadrit:
- Në këtë natë Allahu i Lartësuar zbriti Kuranin, përmes të cilit njerëzimi gjen rrugën e drejtë dhe lumturinë në këtë botë dhe në ahiret;
- Pyetja e cila bën thirrje që t’i kushtohet vëmendje shtesë madhështisë së saj: “E kush mund të të tregojë ty se ç’është Nata e Kadrit?”;
- Se është më e mirë se një mijë muaj;
- Në këtë natë zbresin engjëjt me mirësi, begati e mëshirë;
- Ajo është paqe – njerëzit gjejnë shumë paqe duke shpëtuar nga ndëshkimi përmes adhurimit që i bëjnë Allahut;
- Për vlerën e saj Zoti zbriti një sure të plotë, e cila këndohet deri në Ditën e Kiametit.
📖 Komentar i xhuzit Amme
🖋 Muhamed ibn Salih El-Uthejmin