20.9 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Në këtë sure të çmuar (suren Kadër) përmenden disa prej mirësive të Natës së Kadrit

Më të lexuarat

𑁍 ليلة القدر – Nata e Kadrit

Në këtë sure të çmuar (suren Kadër) përmenden disa prej mirësive të Natës së Kadrit:

  1. Në këtë natë Allahu i Lartësuar zbriti Kuranin, përmes të cilit njerëzimi gjen rrugën e drejtë dhe lumturinë në këtë botë dhe në ahiret;
  2. Pyetja e cila bën thirrje që t’i kushtohet vëmendje shtesë madhështisë së saj: “E kush mund të të tregojë ty se ç’është Nata e Kadrit?”;
  3. Se është më e mirë se një mijë muaj;
  4. Në këtë natë zbresin engjëjt me mirësi, begati e mëshirë;
  5. Ajo është paqe – njerëzit gjejnë shumë paqe duke shpëtuar nga ndëshkimi përmes adhurimit që i bëjnë Allahut;
  6. Për vlerën e saj Zoti zbriti një sure të plotë, e cila këndohet deri në Ditën e Kiametit.

📖 Komentar i xhuzit Amme
🖋 Muhamed ibn Salih El-Uthejmin

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit