-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Ne jemi një popull, që na ka krenuar Allahu me Islam..!”

Më të lexuarat

Perversiteti i veprimit të pabesë, i policëve me gruan e mbuluar në bregdet, vërteton përherë e më shumë, sesa e domosdoshme është që muslimanët në mbarë botën, të ndryshojnë perceptimet e gabuara rreth marrëdhënies së tyre me jetën, me politikën, me ekonominë, me pushtetin, me forcën e krenarisë legjitime dhe mbi të gjitha, të zgjohen nga kolonizimi i mendjeve dhe potencialeve individuale e komunitare!

Se, disa gjërave, (përfshi edhe hipnotizimin e mendjeve nga përdorimi i djallëzuar i teksteve fetare dhe krijimin e modelit të individit dhe shoqërisë islame pa tëmth e nerv), po i del boja, përherë e më shumë!

Sot, më shumë se kurrë, makiazhi mashtrues, po padit përditë e më tepër fytyrat e vërteta të politikave hipokrite, me dy standarte, ku Islami dhe muslimanët, janë tabelë qitjeje, objekt i përhershëm për një temë dite..!? Dhe, kjo është tmerrësisht e padrejtë, jo humane, jo qytetëruese, përdhosëse!

Prandaj, është koha e zgjimit dhe e bashkimit me karvanin e të zgjuarve nga gjumi i imponuar, rreth njëshekullor… Karvanin e Hakut s’e ndal gjë, përtej dhimbjeve, padrejtësive, hileve, pabesive, pusive e të zezave që kanë rrethuar realitetet tona, si muslimanë, në mbarë botën!

“Ne jemi një popull, që na ka krenuar All-llahu me Islam dhe, sado që ta kërkojmë krenarinë jashtë tij, do të na poshtërojë All-llahu!”

All-llahu qoftë razi me ty, ja Hazreti Omer!

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 24 gusht 2016

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit