13.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Palestina thirrje SHBA-së për “Mesxhid-i Aksa-në”

Më të lexuarat

Ministria e Jashtme e Palestinës i ka bërë thirrje SHBA-së që të pengojë “pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në vizitat provokative kundrejt Mesxhid-i Aksa-së”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga kjo ministri thuhet se “Kolonët hebrenj radikalë vazhdojnë vizitat provokative në Mesxhid-i Aksa. Ditën e djeshme me to mori pjesë edhe senatori amerikan i Utah-ut”.

Në deklaratën ku theksohet se nuk është për tu nënvlerësuar numri i qytetarëve amerikanë në mesin e kolonëve hebrenj që hyjnë në këtë mënyrë dhe abuzojnë me shenjtërinë e Mesxhid-i Aksa-së thuhet ndër të tjera se: “Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kërkojmë që të mos lejojë pjesëmarrjen e senatorëve në vizitat provokative të kolonëve hebrenj në Mesxhid-i Aksa-në. Këtë e vlerësojmë si ndërhyrje të hapur në punët e brendshme të Palestinës. Kjo situatë nënkupton miratimin e hyrjeve provokative të grupeve në fjalë. Këto grupe në fjalë në të njëjtën kohë synojnë që të ndryshojnë statutin e Mesxhid-i Aksa-së.”

Senatori amerikan i Utah-ut, Mike Lee ditën e djeshme bashkë me një grup të kolonëve hebrenj hyri në Mesxhid-i Aksa.

Mesxhid-i Aksa e cila ndodhet në Jerusalem ka cilësinë si kibleja e parë e muslimanëve. Në kompleksin Aksa shpesh herë përjetohen tensione për shkak se kolonët hebrenj nën mbrojtjen e ushtarëve izraelitë hyjnë në Mesxhid-i Aksa./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit