Në profilin zyrtar në Twitter të ambasadës ruse në Suedi, është publikuar një hartë ku tregohet çmimi i derivateve në vende të ndryshme botës.
E një detaj i vogël në këtë hartë lë të kuptohet se Rusia gradualisht ka filluar të pajtohet me realitetin, ku Kosova në këtë hartë nuk figuron më nën kufijtë e Serbisë, siç mëton gjithmonë Kremlini, transmeton Telegrafi.
Madje kjo hartë do t’i “hidhërojë” miqtë e Rusisë – serbët që janë ndër të vetmit në Evropë por edhe botë, që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.
E pavarësisht presioneve të mëdha nga e tërë bota që ta bëjë një gjë të tillë, Serbia në krye me Aleksandar Vuçiqin, është e vendosur që mos ta bëjë një gjë të tillë.
Sikur kjo të mos mjaftonte, shumë mercenarë serbë i janë bashkuar ushtrisë ruse për të luftuar kundër ukrainasve, duke mos hezituar që të publikojnë shpesh pamje nga fushëbeteja. /Telegrafi/