15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Nuk ndalet ‘Anonymous’, grupi i hakerëve publikon dokumente sekrete të qeverisë së Serbisë

Më të lexuarat

Grupi i njohur i hakerëve ‘Anonymous’, para pak çastesh kanë njoftuar se kanë publikuar një sërë dokumentesh sekrete të qeverisë së Serbisë.

Kohë më parë ky grup i ka dërguar mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

×

Madje bën të ditur se janë shumë të angazhuar, dhe se kanë hakuar adresat elektronike të qindra zyrtarëve të qeverisë serbe.

Kjo nuk është hera e parë që ‘Anonymous’ ia bëjnë me dije Aleksandar Vuçiqit, se nuk do të qëndrojnë duarkryq karshi aktiviteteve të tij rrezikshme në Kosovë.

“Autokrati serb Aleksandar Vuçiq, marioneta e Vladimir Putinit, po përpiqet të destabilizojë rajonin, duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, por për të do të jetë vetëvrasje. Që kur filloi lufta në Ukrainë, Serbia është i vetmi vend që zyrtarisht mban marrëdhënie të mira me Rusinë, duke refuzuar të bashkohet me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian”, thuhej në mesazh.

E tani, ata kanë publikuar dokumentet sekrete të qeverisë së Serbisë, duke e lënë të hapur dhe të qasshëm për të gjithë linkun për shkarkimin e dokumenteve sekrete. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit