4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Në Gjermani rritet shkalla e krimit kundër politikanëve

Më të lexuarat

Gjermania është duke u përballur me përshkallëzim të rrezikshëm të agresionit politik, pasi vendi ka përjetuar rritje të mprehtë të sulmeve kundër personave që janë aktivë në skenën politike, ka thënë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.

“Ne duhet t’i japim fund kësaj spiraleje”, ka thënë politikanja social-demokrate në një artikull të shkruar për edicionin e së shtunës të gazetës gjermane, Welt.

Vitin e kaluar janë regjistruar 3.691 vepra penale kundër zyrtarëve publikë partiakë, dhe 80 prej tyre kanë qenë të dhunshme.

Kjo shifër përbën 85 për qind rritje në krahasim me vitin 2022, kur janë regjistruar 1.994 shkelje.

“Këta persona janë kërcënuar, zyrat e tyre janë sulmuar, shtëpitë e tyre janë rrethuar, pronat e tyre private janë dëmtuar ose shkatërruar”, ka shkruar Faeser.

Të martën e javës së ardhshme ajo planifikon t’i prezantojë statistikat për krimet e motivuara politikisht që janë regjistruar më 2023.

Ajo e ka përmendur në veçanti sulmin ndaj deputetit gjerman Matthias Ecke, i cili është rrahur dhe është dërguar më pas në spital në qytetin e Dresdenit, në fillim të majit.

“Është kuminacion i dhimbshëm i një numri të madh të tentimeve për frikësim, i kërcënimeve dhe akteve të dhunës në javët e fundit. Ne duhet të tregojmë se shteti kushtetues nuk do të tolerojë këtë qasje”, ka thënë ajo.

Ministrja gjermane ka vënë re se shkalla e sulmeve është rritur së fundmi edhe ndaj vullnetarëve, zyrtarëve policorë dhe atyre të kërkim-shpëtimit

/REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit