25.1 C
Pristina
Saturday, June 15, 2024

A lejohet të betohem “Pasha Kuranin”?

Më të lexuarat

Rreth betimit “Pasha Kuranin” ka mospajtime te dijetarët. Fjala “Kuran” është Cilësi e Allahut. Betimi në cilësitë e Allahut lejohet. Ky është mendimi më i saktë, edhe pse ka mendim të dijetarëve se kjo nuk lejohet. Nëse betohesh “Pasha Kuranin” duke pasur për qëllim se është Fjala Allahut të cilën e ka zbritur Ai, atëherë nuk prishë punë. Mirëpo, në vendin tonë kur betohen “Pasha Kuranin” a e kanë për qëllim Fjalën e Allahut apo mus’hafin? Tek ne nuk bëjnë dallim mes këtyre (Kuranit si Fjalë e Allahut dhe mus’hafit si libër). Dhe si pasojë, ata kur betohen mund ta kenë për qëllim mus’hafin (si libër), ngase e shenjtërojnë atë. E ky betim me këtë qëllim nuk lejohet sepse në mus’haf ka gjëra të
krijuara, si: ngjyra, letra. Andaj, duke marr parasysh se mund ta kenë këtë besim kur betohen, më së miri është t’iu thuash: “Mos u betoni në Kuran, por betohuni vetëm në Allahun”.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit