Në Gjakovë festohet Kurban Bajrami
Sot në orët e para të mëngjesit xhamitë e qytetit dhe fshatrave të Komunës së Gjakovës hapën dyert për t’i pritur besimtarët në faljen e namazit të sabahut dhe atë të Kurban Bajramit.
Imamët përmes ligjëratës dhe hutbes përçuan te besimtarët mesazhin e kësaj feste madhështore, duke ua përkujtuan edhe njëherë atyre historinë vlerat, qëllimin dhe porositë e kësaj feste të sakrificës, bujarisë, tolerancës dhe unitetit dhe duke apeluar që t’i shfrytëzojnë këto ditë për të ndihmuar njeri tjetrin, të jen më bujar dhe më solidar.