-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

NË FSHATIN QAFË TË NËNËS SULTANA – MYSAFIR TË FAMILJES H. RUSHAN BAJRAMIT

Më të lexuarat

Të premten më 19.08.2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i priu delegacionit të BFI në përbërje të disa myftinjve dhe drejtorëve të sektorëve të Rijasetit të BFI, me të cilët bashkërisht falën namazin e Xhumasë në Xhaminë e bukur të fshatit Qafë, për një rast gëzimi dhe me ftesë të familjes Bajrami, gjegjësisht teologut të mirënjohur H. Rushan ef. Bajramit nga Padalishti i Gostivarit, me rastin e lindjes së nipit të tij Arenit të vogël.

Dëshira e teologut të mirënjohur që vepron në Vjenë të Austrisë, ishte që këtë mikpritje ta bëjë në fshatin legjendar Qafa, ku në mënyrë heroike dha jetën nëna Sultane me shumë bashkëfshatarë për fe e atdhe, për iman e vatan.
Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame poashtu vizituan varrezat ku pushojnë eshtrat e Sultanës heroike dhe bashkërisht bënë një lutje. Edhe pse sot ishte e Xhuma, ftesës ju përgjigjen numër i madhe i shumë myftinjve, drejtorëve, referentëve dhe shumë mysafirëve tjerë.
Që të gjithë uruan H. Rushan ef Bajramin për nipin e vogël dhe falënderuan për respektin e treguar me mikpritjen e tij bujare.
H. Rushan ef Bajrami është ndër të parët që kontribuoi në organizimin e jetës fetare islame dhe atë kombëtare në Austri si dhe për bashkëpunimin e tij institucional me dekada me BFI e RMV. Ai një kohë ka qenë imam, e aktualisht është mësimdhënës i lëndës fetare islame në shkolla në Austri.
Falënderime për të gjithë, e veçanërisht H. Qufli ef. Osmanit, përgjegjësit të administratës në BFI, si i afërt u familjes Bajrami, për ndihmesën që e dha gjatë organizimit të këtij tubimi. Pejsazhi dhe bukuria e fshatit heroik të Qafës të ndërthurura me mikpritjen bujare, bënë që delegacioni i BFI të kalojë çaste të bukura. Zoti e bekoftë familjen Bajrami, ndërsa nipit i urojmë jetë të gjatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit