0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Në botë hidhet 30 deri 50 për qind e ushqimit të prodhuar

Më të lexuarat

Në botë sot hidhet 30 deri 50 për qind e ushqimit të prodhuar, paralajmërojnë ekspertët, të cilët kohë më parë ishin mbledhur në takimin e dedikuar ushqimit dhe bujqësisë në Chicago.

Amerikani mesatar hedh poshtë rreth 15 kilogramë të ushqimit çdo muaj, me vlerë prej 40 dollarësh, sipas të dhënave të Këshillit amerikan për mbrojtjen e burimeve natyrore, të cilët të dhënat e tyre për gjuajtjen e ushqimit mëtojnë t’i publikojnë në prill. Kjo nënkupton që gjatë vitit çdo person në SHBA hedh rreth 180 kilogramë ushqim.

Sipas të dhënave të Agjencisë amerikane për mbrojte të mjedisit, ushqimi paraqet pjesën më të madhe të mbeturinave amerikane dhe gjatë vitit në deponi përfundojnë rreth 33 milionë tonë ushqim. Kështu, për shembull, në deponitë e mbeturinave përfundon rreth 23 për qind e të gjitha vezëve të prodhuara.

“Harrojmë që i kemi gjithë ato pemë dhe perime të freskëta dhe në fund të javës të gjithë ato i gjuajmë”, tha Esther Gove nga Maine, e cila më nuk i blen produktet e freskëta në sasitë që i ka blerë më herët.

Ekspertët paralajmërojnë që bujqësia është një nga shpenzuesit më të mëdhenj botëror të ujit, energjisë dhe kimikateve dhe një nga gjeneruesit më të mëdhenj të gazrave të serrave. Ata theksojnë se reduktimi i sasisë së ushqimit të gjuajtur do të ishte mënyrë e thjeshtë për të reduktuar stresin për mjedisin derisa njëkohësisht të reduktohet presioni në fermerët të cilët deri në vitin 2050 duhen të sigurojnë ushqimin për gati nëntë miliardë banorë në Tokë.

Në vendet e pasura, pemët dhe perimet e ngrënshme përfundojnë në deponi, sepse nuk janë shumë të bukura sipas standardeve të tregtarëve, ose për shkak së janë prishur në frigorifer ose nuk janë ngrënë në restorante. Në vendet në zhvillim mjaft ushqim prishet vetëm për arsyen sepse nuk ruhet në mënyrë të përshtatshme ose për shkak të lidhjeve të këqija në trafik.

Problem është edhe çmimi i ushqimit, i cili është shumë i madh për disa, paralajmëron Patrick Woodall nga organizata Food and Water Watch, i cili thekson që në botë ka ushqim të mjaftueshëm për t’u ushqyer të gjithë, por për disa është shumë i shtrenjtë.

Evropa në këtë moment udhëheq sa i përket trajtimit të problemit të gjuajtjes së ushqimit, por në hapa të shpejtë e pason SHBA-ja, pasi që prodhuesit, të përballur me rënien e shitjes kërkojnë mënyra për të kontrolluar shpenzimet./ar.si/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit