12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Ndue Ukajt i vjen hakesh Halil Matoshi

Më të lexuarat

Është një shkrues i portaleve që shumë vite nxit urrejtje e mosdurim kombëtar e fetar, por kësaj radhe opinionisti Halil Matoshi ia ka renditur një nga një të gjithë këtij të vetëshpalluri shkrimitar.

Ja postimi i tij i plotë: ”

Njerezit e vegjel merren me njerezit tjere, te mdhajt merren me ide te medha!

Ni poet minor dhe i paperfillshem ne Kosove, keshilltar i ministrit te kultures per cashtje koti, Ndue Ukaj paska shkarravitun kundra meje ne bllogje interneti, sepse kurre ne jete ne gazeta normale s’i ka botue ksuh shkrim.
Qeky njeri po m’doket ose i manipuluem ose manipulator dhe teper fanatik.
Asnji argument per be s’e ka. Pos do fyemjeve ad hominem sikur ata shqyptaret e metun ne terrin e injorances.
Vec llomotitjeve pa asnji kuptim logjik, nuk mujta me shque dicka t’hajrit ne gjith at murane qe i ka ngritun Ukaj idese liberale dhe lirise se shprehjes, pra edhe menimit kritik. .
Sepse miti komunist per Kadrene – kulti i tij stalinist – i personalitetit ia ka erresue mendjen!
Asnji argument per be nuk mujta me e gjete n’shkrimin e tij t’gjate, pos tendenciozitetit me m’sha mue, me m’paraqite ashtu qysh ia do mendja e tina, plot smire e fanatizem!
Krejt qendrimet per dhe rreth Kadarese i ka paragjykuese te tipit stalinist dhe paranojak dhe i mbeshtet ne primesat jashtletrare per Ismail Kadarene, perkatesisht ne qendrimet antiislame te shkrimtarit, qe asht ba arkimoda e mbrame ne Kosove!
E para, kryerrena e kryeherave te tina asht se tuj e citu nji autor te huej thot se ata që kërkojnë “disidentizmin tek kadare”, duhet të pyeten: pse heshtën në kohën kur në Prishtinë nuk guxohej të përmendej Fishta, Haxhiademi, Konica, Kuteli, Camaj, Pipa, dhe shumë autorë të tjerë?
E bash ne Prishtine keta disident te vertet ajne botue e lexue para se ne Shqipni…
E dyta, Kadare po thote ka te drejte me e quejt At Fishten fashist por jo tjeterkush…!?
Ufff cfar fjalie marroçe!?
E treta, leximi qe i asht ba “Gjeneralit…” Kadarean (shpesh edhe ne Perendim e jo vetem ne hapesiren gjuhesore shqipe) asht lexim jo kritik, sepse ne fillese linte pershtypjen si roman antilufte, qe e majta europeane e mbante si parimesi, por ne thelbtek romani i Kadarese ishte e kunderta.
Qe nji citat nga Gjenerali:
” Dhe: «… shqiptarët prej natyre janë të prirë për luftë, – tha prifti. – Ata e përqafojnë atë me ndërgjegje të plotë. Lufta është bërë pjesë organike e këtij kombi, ajo ia ka helmuar gjakun si një njeriu të alkolizuar» .
Kadare “vëzhgimeve vetanake etnopsikologjike dhe antropologjike” u jep “ngjyrime” perëndimore – rëndom këto ‘teori’ që në thelb janë stereotipe të sllavëve të jugut për shqipatrët dhe Kadare kur “u jep gjallëri” këtyre fjalëve të duket sikur ai po i citon Garašanin-in, Cvijić-in ose Andrić-in, e jo një prift dhe një gjeneral italian. Ai në romanin e tij i shqipton “të dhënat” e tij për shqiptarët, që e nisin një luftë për me hy në një këngë fshati…
“- Ata e kanëpër nder të luftojnë fillikat, – tha prifti. – Madje sa më të vetmuar ta bëjnë luftën, aq më të lavdishëm ndihen…”
E kam perdor naocionin e Robert Miles “racizëm etnocentrik” ngase Kadare fyen e poshnton gjysmen e dynjase ne vepren e tij: turqit, serbet, greket, ruset, kinezet…
Në raportet e letërsisë shqipe me letërisinë botërore, padyshim se në gjykimin e tjetrit, përkatëisht në paragjykimin e tjetrit, merr pjesë autori Ismail Kadare me disa nga romanet e tij, si “Dimri i madh”, “Koncert në fund të dimrit” etj, porse me këtë hov do t’i qasemi vetëm “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” – shkrim ky letrar që e bëri të njohur autorin – porse duke paragjykuar tjtrin si një tabor që ka mësymje armiqësore kundrejt shqiptarëve.
Në anën tjetër, autorë më në zë apo jo, ngrënë edhe teorira konspiracioni duke i rënë telit se Kadare me romanin “Gjenerali…’ jo që ra ndesh me vijën e partisë, porse ai e shpiente edhe më tej neverinë e shqiptarëve ndaj Perëndimit duke vënë në mendësinë perëndimore të dëshirueshmen e regjimit, pra në sensin që Perëndimi të shfaqej sa më antishqiptar për ta kthyer këtë mendësi në zemëratë, në nxitje të një nacionalizmi me prirje të majtë që në thelb ishte izolacionaizëm.
Dhe per kenaqjen e Ndue Ukajt me kultin e personalitetit Kadare,
po ia kujtoj kete leter shkrue nga dora e “Gjeniut”:

Shoqja Nexhmije, [Hoxha]

“Më falni që po ju shkëpus nga puna me disa probleme të miat për të cilat nuk doja të shqetësoja shokun Enver. Nuk e fsheh që dëshira ime do të ishte që ai të ishte në dijeni për to, por duke e ditur se sa i zënë është me punët e Partisë së vendit, ju drejtova juve, me shpresë se, po ta gjykoni të arsyeshme dhe në një kohë të përshtatshme diçka do t’i tregoni për to.
(…)
Kam patur dhe kam besim të plotë te Partia, pa të cilën unë s’do të isha shkrimtar. Është Partia, është kuptimi i gjerë e i thellë i çështjeve të letërsisë prej udhëheqësit të saj, faktori kryesor në sajë të së cilit kam krijuar çdo gjë me vlerë dhe të cilit i detyrohem për gjithçka. Jam krejtësisht i ndërgjegjshëm se pa këto unë nuk mund të isha veçse një krijues mediokër. Ndaj mirënjohja ime mbetet përherë e pandryshueshme.”

Me respekt, Ismail Kadare
Tiranë ,15 qershor 1982

Qe kujt i perkulen disa politikan fodull, shkrimtaret medioker dhe tashti edhe poeti minor Ukaj!

P.S.

Po qysh s’u msuet – ani se ngat pushtetit politik te nji demokracie nominale – kurre me e respektue tjetrin qe mendon, idete e reja dhe lirine e shprehjes, porse me shtiza parake i keni hy luftimit te jo vetem mendimin ndryshe por mendimin pergjithesisht…”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit