Ky rast dhe kjo ndodhi nuk mund të përfitojmë prej tyre nëse i kalojmë vetëm në atmosferë festive dhe dhe me qasje kulturore. Këtyre rasteve dhe ndodhive duhet dhënë dimenzion më të madh, dimenzionin e shkollës dhe mësimeve.
Pa dilem se ky rast, të cilin Omeri [radijall-llahu anhu] e ka bërë fillim të regjistrimit të kalendarit islamik, ka qenë shumë i madh, i cili e shënon mbarë këtë histori të gjërë Islame, me të gjitha lëvizjet e brendshme të saja.
Nëse nuk mëtojmë që ndodhitë nga jeta e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ti shikojmë në këtë prizmë dhe të marim mësime dhe këshilla për tu ballafaquar me sfidat me të cilat përballemi ne si musliman të shekullit të pesëmbëdhjetë, atëherë shikimi dhe qasja e jonë jetëpërshkimit të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është i mangut.
Andaj i thërrasim muslimanët që t’i shfrytëzojnë këto raste që të bëjnë rileximin e historisë në tërësi, e sidomos jetëpërshkrimit të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në veçanti, nëse dëshirojnë të përfitojnë nga historia, pasiqë “historia e përsëritë vetveten”.
Para hixhretit
Në Mekë nuk kishin mbetur shumë musliman. Nga maltretimet dhe denimet e ndryshme shumica e sahabeve ishin larguar nga Mekeja. Këtë e kuptuan idhujtarët e Mekës, edhe u hyri frika në palcë, pasiqë kuptuan se muslimanët paskan gjetur një vend të ri për tu strehuar atje. Një vend nga ku Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] do të mundet ta përhapë fenë e tij. Andaj ata duheshte të nxitonin për të bërë hapin, i cili do ta ndërprite përhapjen e fesë së Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Një ditë prej ditëve u mblodh paria e idhujtarëve të Mekës që të marrin vendimin e prerë dhe të fundit. Në këtë mbledhje u dhanë disa mendime:
1- Të prangoset Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe të mbahet në burg deri në vdekje. Thënë ndryshe t’i shqiptojnë denim me burg të përjetshëm.
2- Të përzihet nga Mekeja dhe mos ti lejohet asnjëherë kthimi në te.
3- Mendimi i Ebu Xhehlit, nga secili fis të marin nga një djalosh të fuqishëm dhe tu japin nga një shpatë të mirë, e pastaj secili prej tyre me shpatën e vet ta godet Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Që nëse dëshirojnë hashimitët të marin hakun e gjakut të tyre, mos të kenë mundësi të luftojnë me tërë fiset tjera.
Ky mendim më së shumti u pëlqeu edhe këtë mendim e morën.
Këtë rast All-llahu [subhanehu ve teala] shumë bukur e tregon në Kur’an duke thënë:
وَإِذْ يَمْكُرُ بِكَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِيُثْبِتُوكَ أَوْ يَقْتُلُوكَ أَوْ يُخْرِجُوكَ وَيَمْكُرُونَ وَيَمْكُرُ اللَّهُ وَاللَّهُ خَيْرُ الْمَاكِرِينَ (30)
“Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e All-llahu i asgjësonte, se All-llahu është më i miri që asgjëson (dredhitë)”. (El-Enfal: 30).
Hoxhë Bekir Halimi