13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kurti, serbëve të Kosovës: Obligimi ynë është t’i mbrojmë të drejtat tuaja nga veprimet diskriminuese

Më të lexuarat

Kryeministri Albin Kurti, përmes një videomesazhi në gjuhën serbe, i është drejtuar serbëve që jetojnë në Kosovë, duke i njoftuar se nga e hëna do të fillojë lëshimi i dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Në të njëjtën ditë, i ka njoftuar se do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale, të cilat do të kthehen në targa RKS.

Sipas Kurtit, Qeveria është e gatshme të ndihmojë qytetarët serbë në lidhje me paqartësitë që ata mund të kenë.

Po ashtu, ai theksoi se këtë rregull Serbia ka filluar ta zbatojë para 11 vitesh.

Tutje, kreu i ekzekutivit është shprehur se Qeveria e Kosovës e ka për obligim që t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve nga veprimet diskriminuese.

“Nuk duam që këtë veprim tonin ta kuptoni ndryshe, përvec si përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave, të drejtave tuaja, si nënshtetas të Republikës së Kosovës. Obligimi jonë është që të mbrojmë të drejtat tuaja nga veprimet diskriminuese të cilat sic janë kërcënim ndaj shtetit, janë kërcënime ndaj gjithë neve, si shtetas të tij”, u shpreh Kurti.

“Institucionet bartëse të këtij procesi kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike. Zyrtarët shtetërorë janë të përkushtuar që bashkërisht me ju, ta fillojnë dhe zhvillojnë këtë proces me sukses”, vazhdoi më tej kryeministri. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit