3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ndikimi që ka fjala e teuhidit në çastet e vdekjes

Më të lexuarat

Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut (la ilahe il Allah) në çastin e vdekjes ka një ndikim të madh në faljen e gjynaheve dhe gabimeve për njeriun. Ajo është dëshmi e një njeriu që e thotë atë me sigurinë më të plotë, duke e ditur kuptimin e saj. Këtij njeriu i kanë vdekur tashmë dëshirat dhe pasionet, dhe shpirti rebel në këto momente është qetësuar pas të qenit kryengritës dhe i pabindur, është nënshtruar pas të qenit krenar, kënaqësitë e kësaj bote nuk i bëjnë më përshtypje, ai tani ndodhet para Zotit, Krijuesit dhe Pronarit të tij të Vërtetë, dhe shpreson te mëshira dhe falja e Tij, më shumë se çdoherë tjetër. Pikërisht në këto momente, shpirti i tij është i zhveshur nga të gjitha ferrat e shirkut dhe është drejtuar vetëm drejt Atij, tek i Cili po shkon, drejt Allahut me zemrën dhe ndjenjat e tij, i dorëzuar plotësisht para Tij dhe në ato momente shqipton: La ilahe il Allah, me sinqeritet të plotë dhe zemër të pastër. Zemra e tij tashmë është zbrazur nga çdo interes dhe kënaqësi e kësaj bote, ajo është përgatitur për të dalë para Zotit të saj dhe zjarri i pasioneve është shuar, tërë hapësira e saj është bërë pjesë e botës tjetër, dritë e syve të tij, bota dhe hallet e saj ngelen pas dhe kjo dëshmi e sinqertë i dha fund veprave të tij, e pastroi atë nga gjynahet dhe e prezantoi të tillë para Zotit. Një dëshmi sinqeriteti, ku gjuha shqipton atë çka zemra ndjen, ku ndjenjat e brendshme dhe paraqitja e jashtme, janë bërë një.

Nëse një dëshmi e tillë, me po të njëjtën forcë dhe jetë, do të jepej edhe në ditët kur jeta ishte e qetë dhe vdekja dukej larg, njerëzit dhe bota përreth do të dukeshin të largët dhe shtegu më i afërt do të ishte ai që të shpinte për tek Allahu, kënaqësia e vetme do të ishte vetëm Ai dhe askush tjetër. Por ja që kjo dëshmi në ato ditë nuk ishte e tillë, ishte e veshur me dashurinë për këtë botë dhe pasionet e saj, duke rendur pas fatit dhe sukseseve, larg Zotit. Sikur kjo dëshmi të ishte e tillë si në momentet e vdekjes, diçka tjetër do të ndodhte dhe një jetë krejt tjetër do të përftohej, një jetë larg asaj shtazores…
Allahu na ardhtë në ndihmë!

Burimi:
Autor: Ibn Kajjim el Xheuzije
Libri: “El Feuaid”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit