12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kur muslimanët sunduan botën, nuk patëm terrorizim dhe masakrim të popujve.

Më të lexuarat

Kur muslimanët sunduan botën, nuk patëm terrorizim dhe masakrim të popujve.

Kur muslimanët sunduan botën,
popujt e tjerë jetuan në paqë dhe harmoni mes vete pavarësisht besimit, kombësisë dhe racës.
Edhe pse në atë kohë luftërat ishin mjeti kryesor i komunikimit mes superfuqive dhe shteteve të ndryshme, por asnjëherë nuk është terrorizuar dhe masakruar popullata civile.

1.Muslimanët mbrojtën hebrenjtë në periudhën e inkuizicionit. Pas rënies së perandorisë abasite ( Islame), në Andaluzinë e atëhershme, perandoria osmane ishte ajo që i mbrojti hebrenjtë nga terrori dhe gjenocidi që ushtrohej ndaj tyre.
2.Perandoria osmane mbrojti popuj të ndryshëm, mbrojti kisha, manastire dhe sinagoga ( dëshmi për këtë kemi shumë kisha në vendin tonë, që egzistojnë para ardhjes së perandorisë osmane në vendin tonë).
Perandoria osmane është fakt që zhvilloj luftëra, por ajo luftoj me ushtri dhe kurrë nuk luftoj popullatën civile.
3. Perandoria osmane nuk cenoj identitetin fetar dhe as kombëtar të atyre popujve që i pati nën sundim. Shembull për këtë kemi serbët, grekët, bullgarët, hungarezët, maqedonët dhe shumë popuj të tjerë të cilët i la të lirë të jetojnë në fenë dhe kombësinë e tyre.
Qëllim kryesor i perandorisë osmane ishte përhapja e Islamit, e jo tjetërsimi i popujve.
Atyre që pranuan Islamin, perandoria osmane ju dha pasuri, pushtet dhe pozita ( kryeministër, ministër, gjeneral, pashallarë dhe beglerë).

Dhe sot kur bota udhëheqet nga jomuslimanët kemi luftëra, terrorizëm dhe masakra sikur këto që po ndodhin në Siri.
Ata që mendojnë se jetojmë në një botë demokratike ku sundon demokracia, paqja dhe drejtësia, e kanë gabim.
Cili është roli i OKB-së dhe NATO-s ?!
Kemi mbi 300 mijë viktima në Siri, OKB-ja dhe NATO-ja, heshtin.
Sot asnjë popull nuk është i sigurt, ngase armët bërthamore të superfuqive botërore që kanë raporte të brishta mes vete, janë kërcënim për ardhmërinë tonë të shëndoshë.
Kjo periudhë kohore duhet të quhet periudhë ku sundon zullumi dhe padrejtësia.
Ata udhëheqës që thërrasin në paqe, janë rrënuesit e paqes dhe ardhmërisë.
Unë si musliman që jam, kur nuk do të pajtohem dhe gjithmonë do të reagoj kur një popull masakrohet dhe terrorizohet, pavarësisht fesë, kombësisë dhe racës që gëzon ai popull.

Gëzim Kelmendi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit