Ka eksploduar barka e mbushur me fishekzjarrë, duke detyruar evakuimin e shumë familjarëve që po shikonin nga një bregdet në Terrigal të Australisë.
Të pranishmit vraponin në drejtime të ndryshme, nga frika prej mjeteve piroteknike që u fluturonin afër, transmeton TG.
Teknikët që ndodheshin në barkë, kanë kërcyer në ujë në përpjekje për të ikur, ndërsa raportohet vetëm për lëndime të lehta.
“Ishte një goditje e fuqishme dhe pastaj kishte shpërthime verbuese”, ka qenë një nga komentet e të pranishmëve në shfaqjen e përvitshme të fishekzjarrëve.
Rasti që është nën hetime, besohet se u shkaktua nga pakujdesia.