22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ndezja e fishekzjarrëve del nga kontrolli, barka përfshihet nga flakët (Video)

Më të lexuarat

Ka eksploduar barka e mbushur me fishekzjarrë, duke detyruar evakuimin e shumë familjarëve që po shikonin nga një bregdet në Terrigal të Australisë.

Të pranishmit vraponin në drejtime të ndryshme, nga frika prej mjeteve piroteknike që u fluturonin afër, transmeton TG.

Teknikët që ndodheshin në barkë, kanë kërcyer në ujë në përpjekje për të ikur, ndërsa raportohet vetëm për lëndime të lehta.

“Ishte një goditje e fuqishme dhe pastaj kishte shpërthime verbuese”, ka qenë një nga komentet e të pranishmëve në shfaqjen e përvitshme të fishekzjarrëve.

Rasti që është nën hetime, besohet se u shkaktua nga pakujdesia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit