Nderkohe qe bilanci i termetit tragjik ka shenuar rritje, burimet zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes kane bere me dije se ne Thumane eshte nderprere operacioni i madh i kerkim shpetimit.
Sipas MM vetem ne oret e para te mengjesit te sotem jane nxjerre 3 trupa te pajete nga rrenojat atje.
‘Aktualisht ne Thumane operacioni i kerkim shpetimirlt eshte nderprere pasi nuk ka informacion per trupa te tjere nen rrenoja’-ben me dije Ministria e Mbrojtjes.