1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ncncncnc – Gjendet një foshnje e vdekur në tualetin e spitalit të Tetovës

Më të lexuarat

Një fëmijë i sapolindur i vdekur është gjetur nga një mjek kujdestar në tualetin e klinikës interne të spitalit të Tetovës pardje, informoi SPB Tetovë.

Rasti në polici është paraqitur nga N.A., pas së cilës në spital ka ardhur një ekip e SPB Tetovë, Prokuror publik dhe mjek i mjekësisë ligjore, të cilët kanë kryer kontroll në tualet, pas së cilës trupi i fëmijës është dërguar në mjekësi ligjore.
Pas kryerjes së bisedimeve me mjekët kujdestar në spitalin e Tetovës është konstatuar se rreth orës 16 është pranuar pacientja S.N.(36) nga fshati Grupcin, e cila pas një kohe të shkurtër për shkak të diagnozës është dërguar në gjinekologji.
Sipas mendimit të mjekëve, S.N. ka pasur lindje spontane pasi që fëmija i posa gjetur iu është përgjigjur muajit të gjashtë të shtatzënisë, ndërsa materiali i marr nga uterusi ka treguar se S.N. ka lindur. S.N. dhe burri i saj E.A.(42) kanë vërtetuar se S.N. nuk ka qenë me barrë dhe se nuk ka lindur.
Vendi i ngjarjes është foto dokumentuar dhe janë marr brise për DNK analizë. Sektori për punë të brendshme në Tetovë po ndërmerr masa për zbardhjen e tërësishme të rastit,
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit